ITALI-Një foshnjë një ditëshe është rrëmbyer në maternitetin e klinikës “Sacro Cuore” në Cosenza të Italisë.
Pasi u rrëmbye nga çifti Rosa Vespa 53 vjeç dhe Aqua Moses, 43 senegalez, vajza e vogël është gjetur tre orë më vonë.
Nga pamjet e siguruara, duket një grua me maskë në fytyrë duke hyrë në dhomën e spitalit të nënës së re duke u shtirur si infermiere.
Ajo mori vajzën e vogël dhe tha se duhej të shihej nga pediatri. Pas gjysmë ore, nëna dhe gjyshet, duke mos parë vogëlushen të kthehej në dhomë, kanë ngritur alarmin tek forcat e policisë.
Sipas 'La Repubbblica', vajza e vogël kishte veshur një rrobë rozë me Minnie Mouse. Pas tre orësh ankthi, vajza e vogël u gjet nga policia në një makinë së bashku me gruan dhe burrin që e mori nga klinika.
Të dy u ndaluan dhe u dërguan në komisariat. Një nga policët, pasi mori vajzën e vogël, thirri prindërit për t’i qetësuar dhe për t’u thënë se vajza e tyre ishte mirë.
Veç vajzës, çifti kishte tentuar një tjetër rrëmbim në spital. Gruaja ka falsifikuar shtatzëninë për 9 muaj dhe një javë më parë ka postuar në rrjetet sociale se ka sjellë në jetë një fëmijë. Ajo u tha të afërmve të saj se ishte mbajtur në spital për kontrolle. E porsalindura u gjet i veshur si djalë.
Sipas disa dëshmive, gruaja ka qenë pranë klinikës për orë të tëra. Të dy u ndaluan pranë shtëpisë së tyre, në Castrolibero.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
38.4%
-
Negativ
50.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 8993
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Pasioni për lojërat e fatit tradhton shqiptarin anëtar të bandës së ‘skifterëve’! Me precedentë të shumtë penalë, kamerat e sigurisë e zbuluan
16 Shkurt, 21:20
-
Vajza e Silvio Berlusconit: Shpresoj që Trump të mos shkatërrojë Perëndimin
16 Shkurt, 20:55
-
Itali/ Shqiptari kapet duke trafikuar drogë te parkingu i spitalit, 33-vjeçari me precedentë të shumtë penalë
16 Shkurt, 20:33
-
Zgjedhjet/ Partia e Lirisë takim me Diasporën në Milano, Meta reagon nga qelia: Çdo votë e juaja është për rotacionin dhe ndryshimin, regjistrohuni!
16 Shkurt, 17:45
-
Itali/ Dhunimi i gruas zbulon mbi 3,2 kg kokainë dhe 13 mijë euro në banesën e punëtorit shqiptar! Nën akuzë edhe nëna, e ndihmonte në ‘biznes’
16 Shkurt, 17:35
-
E rëndë në Itali/ Foshnja 9-muajshe vritet nga pitbulli i shtëpisë teksa i ati ishte në gjumë! Babai gënjen para hetuesve: U sulmua nga një qen endacak
16 Shkurt, 16:14
-
Alban Daci: Emigrantët vetëm i kanë dhënë dhe e kanë lartësuar Shqipërinë dhe s'kanë marrë asgjë prej saj!
16 Shkurt, 16:03
-
Në kërkim për trafik droge e pjesëmarrje në grup kriminal, pranga 43-vjeçarit në Pogradec! Pritet ekstradimi drejt Italisë
16 Shkurt, 14:51
-
Engjëll Agaçi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në Itali, Këshilli i Ministrave: Do kthehet në detyrë sapo të rikuperohet
16 Shkurt, 14:05
-
VIDEO/ Olly rrëmben fitoren e Sanremo, por publiku 'proteston'! Brohoritje për Achille Lauron dhe lotët e Giorgias (RENDITJA)
16 Shkurt, 07:50
-
I dënuar në Itali për grup kriminal dhe trafik droge, arrestohet në Gramsh me qëllim ekstradimin 39-vjeçari
15 Shkurt, 10:54
-
Në pronësi të Juventusit, Daniele Rugani dënohet me gjashtë muaj burg dhe 2 mijë euro gjobë
14 Shkurt, 16:00