Foshnja një ditëshe rrëmbehet në spital/ Çifti e vesh vajzën me rroba djemsh, prindërit përjetojnë orë tmerri (VIDEO)

ITALI-Një foshnjë një ditëshe është rrëmbyer në maternitetin e klinikës “Sacro Cuore” në Cosenza të Italisë.

Pasi u rrëmbye nga çifti Rosa Vespa 53 vjeç dhe Aqua Moses, 43 senegalez, vajza e vogël është gjetur tre orë më vonë.

Nga pamjet e siguruara, duket një grua me maskë në fytyrë duke hyrë në dhomën e spitalit të nënës së re duke u shtirur si infermiere.

Ajo mori vajzën e vogël dhe tha se duhej të shihej nga pediatri. Pas gjysmë ore, nëna dhe gjyshet, duke mos parë vogëlushen të kthehej në dhomë, kanë ngritur alarmin tek forcat e policisë.

Sipas 'La Repubbblica', vajza e vogël kishte veshur një rrobë rozë me Minnie Mouse. Pas tre orësh ankthi, vajza e vogël u gjet nga policia në një makinë së bashku me gruan dhe burrin që e mori nga klinika.

Të dy u ndaluan dhe u dërguan në komisariat. Një nga policët, pasi mori vajzën e vogël, thirri prindërit për t’i qetësuar dhe për t’u thënë se vajza e tyre ishte mirë.

Veç vajzës, çifti kishte tentuar një tjetër rrëmbim në spital. Gruaja ka falsifikuar shtatzëninë për 9 muaj dhe një javë më parë ka postuar në rrjetet sociale se ka sjellë në jetë një fëmijë. Ajo u tha të afërmve të saj se ishte mbajtur në spital për kontrolle. E porsalindura u gjet i veshur si djalë. 

Sipas disa dëshmive, gruaja ka qenë pranë klinikës për orë të tëra. Të dy u ndaluan pranë shtëpisë së tyre, në Castrolibero.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Romë/ Po shisnin kokainë në festën tradicionale të zonës, arrestohen 2 adoleshentët shqiptarë! Për njërin urdhërohet dhe dëbimi nga Italia

Romë/ Po shisnin kokainë në festën tradicionale të zonës, arrestohen 2 adoleshentët shqiptarë! Për njërin urdhërohet dhe dëbimi nga Italia