Nga 1 shkurti ulet çmimi, 'GPS' lexuesve të matësve të energjisë për të mos abuzuar me kilovatët

Nga 1 shkurti ulet çmimi, 'GPS' lexuesve të matësve të energjisë për të mos abuzuar me kilovatët

Foto ilustruese

Të gjithë lexuesit e matësve të energjisë elektrike prej 1 shkurtit të këtij viti do të gjurmohen me një program të instaluar në aparatin ku hedhin të dhënat mujore se sa kilovat shpenzon një familje.

“Të gjithë lexuesit sot kur kryejnë procesin e leximit që e quajmë PDA, nëpërmjet këtij aparati shkojmë në vendin ku është instaluar matësi i energjisë elektrike. Dhe në mënyrë manual hidhen të dhënat në aparat, që është i lidhur me qendrën, dhe nëpërmjet stafit procesohet hedhja e të dhënave dhe printohet fatura. Të gjithë lexuesit të jenë prezent dhe asnjë faturim të mos bëhet në mënyrë fiktive, në aparat kemi shtuar edhe një verifikim që do të bëjë të mundur identifikimin në momentin e leximit, pra gjeo-lokacion”, tha Administratori i OSSH, Blendian Dalipi.

Sipas OSSH-së, qëllimi është që të shmangen faturimet afrove, në kushtet kur nga 1 shkurti ulet çmimi i energjisë elektrike me 1 lek për kilovat, për të gjitha familjet që konsumojnë deri në 700 kilovat në muaj.

“Në momentin që nga konsumatorët do të ketë ankesa se lexuesi nuk ka qenë në vendin e duhur dhe në datën e duhur, ne do të bëjmë verifikimin përmes këtij aparati. Kemi identifikuar të gjithë abonentët që janë deri në 700 kilovat dhe ata që janë mbi 700 kilovat, janë shtuar filtrat dhe në mënyrë automatike, dhe nëse ai ka harxhuar deri dje nën 700 kilovat dhe me faturimin e ri kalon mbi ne kalojmë në proces verifikimi”, tha Blendian Dalipi.

Drejtori i OSHEE, Enea Karakaçi tha se për të pasur lexim të saktë të matësve të energjisë dhe në kohën e duhur (30 ditë nga muaji në muaj) do të shtohen 120 lexues duke shkuar në total, 1 mijë.

“Është hapur aplikimi për 120 lexues të rinj. Në datë 5 shkurt një fazë e parë e aplikimit. Në 2024 kemi 30% të ankesave për keq faturim më pak se viti 2023. Puna juaj ka përmirësimet e veta”, tha Kakaraçi.

Këto ndryshime ndërmerren pas vendimit të ERE për të ulur çmimin e energjisë elektrike për të gjitha ato familje që konsumojnë deri në 700 kilovat në muaj, të cilat do të paguajnë 8.5 lekë dhe jo 9.5 lekë si kategoria e familjeve që konsumon mbi 700 kilovat.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ha ha ha: 22/01/2025 16:02

    GPS ka qene ne PDA qe ne kohen e kompanise CEZ, ka 12 qe e kane te instaluar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Po strehohej në Kosovë për shkak të luftës, ndërron jetë gazetarja ukrainase

Po strehohej në Kosovë për shkak të luftës, ndërron jetë gazetarja ukrainase