“Për çfarë u zutë?”, pyet Kei plot kureshtje.
“Kot! Janë ato femrat si puna e Fiorit. Unë isha shumë e qetë deri në momentin e fundit. U acarova se i thoja hajde të flasim, por ajo bënte ca veprime duke më prekur me duar e kështu gjërash”, thotë ajo.
Diskutimi i kësaj teme nuk i pëlqen Danjelit, që e bën të ndryshojë bisedë, ndërsa Fotinia i premton se do t’ja thotë jashtë se çfarë ka ndodhur.
Ndërkohë, Danjeli me Kein mendojnë se loja brenda shtëpisë është shumë e fortë. Kei thotë se po e kaluan sfidën Big Brother, janë njerëz të fortë.
Redaksia Online
Shqiptarja.com