FOTO/ 1 vit pa punë, ndryshimi drastik i Belind Këlliçit që po bie në sy

FOTO/ 1 vit pa punë, ndryshimi drastik i Belind Këlliçit që po bie në sy

Ndryshimi i Belind Këlliçit

Që kur humbi zgjedhjet e 14 Majit me 60 mijë vota diferencë, Belind Këlliçi ka një vit pa punë. Paçka se e shihni në televizor, thuajse çdo ditë, nga selia e PD apo duke djegur goma para Bashkisë së Tiranës për lirimin e Sali Berishës, kjo nuk mund të quhet punë për një 37 vjeçar. Këlliçi nuk është, prej më shumë se një viti, as deputet i PD-së. Që do të thotë se zyrtarisht ai është i papunë dhe si i tillë nuk ka të ardhura.

Por, nëse bëjmë një krahasim të dy fotografive: të Belind Këlliçit të periudhës Mars-Maj 2023 me Belind Këlliçin e periudhës Maj-Qershor 2024, vërejmë një ndryshim interesant në look-un e tij. Duket se gjatë 1 viti, si i papunë (të paktën zyrtarisht), Këlliçi i është nënshtruar procesit të mbjelljes së flokëve, për të përmirësuar imazhin e tij në publik.

Një trajtim estetik që s’ka asgjë të keqe, përveç faktit se ky lloj trajtimi kushton nga 2000 deri në 3500 euro, ose më shumë, gjithmonë në varësi të sasisë së flokëve që ti mbjell, e ndoshta s’do binte në sy po të mos ngrihej pyetja se si ka mundësi që, dikush që është pa punë, mund të shpenzojë mijëra euro për të mbjellë flokët?

Megjithatë, Këlliçi ka deklaruar gjithmonë se e ndihmon i vëllai me lekë, edhe kur ishte deputet i PD dhe nuk i dilte rroga prej 2 milionë lekësh në muaj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 05/07/2024 14:44

    Ka ba lopa viç, ka paret që ka vjedh viçidoli. Ky thithlopë

    Përgjigju
  • ZENUN HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 05/07/2024 13:32

    Blendi Kriçi e ka nē regull djeg gomat te bashkia e xen sy peshkaqeni e pagon e Blend Kriçi flokēt i shton. Me njē fjal lekēt e vjedhura nga Sali Kriminel Hajdut Bajga lekēt e popullit mē tē varfēr tē Europas bēhen rush e kumlla nga Sali Bērdunglla.

    Përgjigju
  • Arjan D: 05/07/2024 13:07

    Ai me mire te mbjelli trurin se floket spo na hyjne ne pune

    Përgjigju
  • E DREJTA: 05/07/2024 12:56

    PO PARET KU I GJEN NJE I <PA PUNE>...KETE NUK ARRIJ TE KUPTOJ

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Zbardhet letra, kryeministria kërkesë Presidentit: Cakto datën e zgjedhjeve në Himarë, mandati i Belerit u hoq

Zbardhet letra, kryeministria kërkesë Presidentit: Cakto datën e zgjedhjeve në Himarë, mandati i Belerit u hoq