Kur “Mark 1” erdhi në skenë Lufta e Parë Botërore ishte në kulmin e saj. Kjo shpikje ishte një befasi e pakëndshme për kampin gjerman, por nuk është se njohu suksese shumë të mëdha në këtë periudhë.
Shumë pak kohë pas tankut britanik francezët ndërtuan “Renault”, duke u pasuar me kalimin e viteve edhe nga vendet e tjera.
Shkëlqimin e vërtetë tanku e ka përjetuar vetëm gjatë luftës së dytë botërore. Vetëm në epokën industriale u bë e mundur që me motorin me ndezje të brendshme dhe me rrotat zinxhirore të sigurohet fuqia e nevojshme që kolosët e blinduar të mund të ecin edhe në terrenet e vështira.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com