Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka pritur sot në Pallatin e Brigadave qindra të ftuar për festimet e 246-vjetorit të Pavarësisë së SHBA.

Diplomatja amerikane, vuri theksin tek 100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe përpjekjet e përbashkëta për forcimin e demokracisë.

I pranishëm ishte edhe Presidenti Meta si dhe presidenti i sapozgjedhur Bajram Begaj, të cilët u pritën në ceremoni nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Në ceremoni mungonte kryeministri Edi Rama, ndërkohë që ishin të pranishëm, presidenti i zgjedhur zv/kryeministri Arben Ahmetaj, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ministra dhe deputetë.