FOTO/'Shpikja' e kuksianëve
për pastrimin e fushës nga bora

FOTO/'Shpikja' e kuksianëve<br />për pastrimin e fushës nga bora<br /><br>
Në stadiumin “Zeqir Ymeri” luhet sot ndeshja Kukësi-Tirana për Kupën e Shqipërisë. Për një moment zhvillimi i kësaj ndeshjeje u vu në dyshim për shkak të reshjeve të borës.

Stadiumi ka qenë i mbuluar nga bora në fakt, por sot moti është i mirë dhe në stadium ka nisur puna për pastrimin e borës me mjetet e nevojshme. Ndeshja do të luhet dhe klubi verior është duke marrë të gjitha masat që fusha të jetë në gjendje sa më të mirë.

Por ajo që bie në sy janë mjetet e rënda me të cilat po pastrohet fusha, të cilat janë të tonazhit të lartë dhe që dëmtojnë akoma më shumë tapetin e stadiumit, kur dihet që fusha e Kukësit është e amortizuar dhe pritet ndërrimi i tapetit. Janë borëpastruese për rrugët ato që përdoren edhe në stadium dhe mungon një e vogël në të tilla raste.

[gallery]25562[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD