FOTO/'Të prisja më afër, je larguar
shumë', batuta mes Finos e Dukës

FOTO/'Të prisja më afër, je larguar<br />shumë', batuta mes Finos e Dukës<br /><br>
Bashkim Fino dhe Armand Duka janë përballur për herë të parë në Asamblenë zgjedhore të FSHF ku të dy janë rivalë në garën për President të qeverisë së futbollit.

Në foton e siguruar nga Shqiptarja.com duket qartë momenti kur dy kandidatët, Fino dhe Duka takohen me njëri-tjetrin gjatë një pauze të punimeve të Asamblesë. Në këtë përballje të parë në Asamble, Fino dhe Duka kanë shtrenguar duart në prani edhe të gazetarit Dritan Shakohoxha, ndërsa kanë shkëmbyer edhe batuta për disa sekonda. "Bashkim, të prisja më afër, je larguar shumë. Garës nuk i dihet sepse vota është e fshehtë", i është drejtuar Duka, Finos, pasi ky i fundit është ulur në fund të sallës në shenjë pakënaqësie ndaj protokollit të FSHF. 

[gallery]25514[/gallery]
Gjatë fushatës, Bashkim Fino ka akuzuar Dukën dhe FSHF-në se po tentojnë të manipulojnë rezultatin e zgjedhjeve në Asamble, duke regjistruar si votues disa shoqata fantazmë, të cilat nuk rezultojnë të regjistruara në gjykatë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Berisha injoron thirrjet e ambasadës së SHBA e BE-së! Nuk heq dorë nga aktet e dhunës: Deputetët nuk tuten! Nxit dhe anëtarët demokratë të këshillave vendorë në revoltë

Berisha injoron thirrjet e ambasadës së SHBA e BE-së! Nuk heq dorë nga aktet e dhunës: Deputetët nuk tuten! Nxit dhe anëtarët demokratë të këshillave vendorë në revoltë