Epo mesa duket gjërat po shkojnë mirë për Rita Orë, së paku në fushën e dashurisë.
 
Këngëtarja e njohur shqiptare, duket se ka nisur një lidhje të re dashurie me Tyrone Wood, djalin e njohur të një prej rokerave të “Rolling Stone”.
 
Ata janë takuar në fshehtësi për muaj me radhë, saqë mendohet që lidhja e tyre do të kalojë në një stad më serioz.
 
Dyshja është parë duke kaluar disa momente të këndshme përkrah njëri-tjetrit, saqë besohet që gjërat mes tyre po shkojnë mjaft mirë.
 
Kjo është marrëdhënia e parë publike e këngëtares që pas ndarjes së saj të bujshme në 2015.
 
rita ora dhe i dashuri

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com