Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme pas një konflikti mes dy të rinjve në një lokal në qëndër të Burrelit është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi A. D., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
 
Sipas informacioneve të para, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.
 
Në gjithë qytetin janë vendosur pika kontrolli, ndërkohë që policia po kryen krehjen e zonës për të kapur dhe arrestuar autorin e plagosjes. 

Informacion paraprak:
Rreth orës 21.00, është marrë njoftim se në qytetin e Burrelit janë dëgjuar të shtëna arme.
 
Menjëherë forca të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se para një lokali në qytetin e Burrelit, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta mes dy të rinjsh është qëlluar me armë ndaj shtetasit A.D, 32 vjeç banues në Burrel, i cili ndodhet në spitalin e Burrelit jashtë rrezikut për jetën.
 
Në vendin e ngjarjes deri tani janë gjetur dhe sekuestruar 2 gëzhoja.
 
Shtetasi qe ka kryer plagosjen është larguar menjëherë por është identifikuar nga Policia dhe është shpallur në kërkim.
 
Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po krihet zona për të berë të mundur kapjen e aurorit
 
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes.

plagosje ne burrel

plagosje ne burrel
(Foto nga vendngjarja)

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com