Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli sot feston ditëlindjen e tij të 85-të. Me këtë rast, Ministria e Kulturës ka shpallur Javën e Dritëroit me një sërë aktivitetesh, ndërsa mëngjesin e ditës së sotme, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro i ka bërë një vizitë në shtëpi shkrimtarit dhe intelektualit për ta uruar në ditën e tij të veçantë.
Ministrja kishte zgjedhur një buqetë me lule për Agollin, por shkrimtari e ka surprizuar Kumbaron me dhuratën e vet. Ai i dhuroi asaj një nga librat e tij me poezi "Prit edhe pak", ku me shkrimin e një dore që dridhet prej viteve,por ende vitale për të shkruar, shënoi:
“Zonja Mirela Kumbaro, ju përgëzoj për të gjitha të mirat që keni bërë në fushën e kulturës, veçanërisht në atë të letërsisë dhe arteve. Me dashuri. Rrofshi, Dritëroi”Në bisedën miqësore me ministren, Agolli vlerësoi sidomos Fushatën Kombëtare të Leximit të ndërmarrë nga Ministria e Kulturës, me moton “Takohemi për një libër”.
Shkrimtari tha se e ka ndjekur këtë nismë dhe se ndjen gëzim kur sheh se po punohet në fushën e letërsisë për të motivuar njerëzit të lexojnë dhe të duan librin.
Gjithashtu shkrimtari shtoi se letërsia shqiptare, pa harruar atë të Kosovës, po vijon të trashëgohet brez pas brezi, me shumë emra të nderuar, të cilët po vijojnë këtë traditë të mirë të letrave shqip.
Ndërsa Kumbaro tha se ishte e nderuar që ishte aty, krah shkrimtarit të madh, ndër të paktët që lexohet e preferohet nga të gjithë brezat.
Dritëro Agolli më tej, tha se, ai vijon të lexojë ende, ndërsa ndau me ministren disa nga eksperiencat në kohën kur punonte si gazetar dhe udhëtonte në të gjithë Shqipërinë.
Një suprizë tjetër e bukur për shkrimtarin në këtë 85-vjetor ishin një grup vajzash, adhuruese të tij, të cilat kishin veshur bluza të stampuara me vargje nga poezi të Agollit.
[gallery]19065[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3871
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vila qeveritare në Velipojë do rikonceptohet si strukturë elitare hoteliere, hapet konkursi
15 Janar, 13:23
-
Biblioteka Kombëtare, ekspozitë kushtuar Koliqit në 50-vjetorin e ndarjes nga jeta
15 Janar, 13:05
-
Vlorë/ Iu gjet kokainë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 30-vjeçari
15 Janar, 13:04
-
Kupa, Veselinoviç i Partizanit: Kam 14 lojtarë, do plotësohemi nga akademia
15 Janar, 12:59
-
Veton Surroi: Si të jetohet në vitin G-Zero
15 Janar, 12:59
-
Tiranë/ U kapën me kokainë në automjet gati për shitje, arrestohen dy persona! 35-vjeçari kishte thyer masën e arrestit shtëpiak (EMRAT)
15 Janar, 12:51
-
Dëshmia e bujshme e ish-oficerit: Unë ja dhashë Mehmet Shehut pistoletën ‘Makarov’, që vrau veten
15 Janar, 12:46
-
26 vite nga Masakra e Reçakut, Kurti: Ka mbaruar lufta për çlirim, jo beteja për drejtësi
15 Janar, 12:40
-
Laçi dhe Bylisi në çerekfinale, Tirana jashtë! Sot gjashtë ndeshje në Kupën e Shqipërisë
15 Janar, 12:20
-
Kryeministri i Greqisë propozon kreun e Parlamentit si kandidat për President
15 Janar, 12:13
-
Byrek me mollë (Strudel) nga zonja Albana
15 Janar, 12:06
-
Balla kujton masakrën e Reçakut: Akt barbar që ndryshoi përgjithmonë historinë e Kosovës
15 Janar, 12:03