FOTO/Ajola Xoxa: “Përqafimi me
Papën, më i miri në jetën time”

FOTO/Ajola Xoxa: “Përqafimi me<br />Papën, më i miri në jetën time”
“Përqafimi më i mirë në jetën time” , kështu e ka përkufizuar bashkëshortja e ministrit të Mirëqënies Sociale  dhe Rinisë Erion Veliaj, Ajola Xoxa takimin dhe përqafimin me Papa Franceskun.



Disa çaste të këtij takimi të fiksuara në imazhe, Xoxa i ka ndarë në faqen e saj në Facebook ku gjithashtu ka shkruar: “Faleminderit At që besove tek Shqipëria ime e mirë dhe zgjodhe atë të parën.



Faleminderit për te gjithë mirësinë dhe mesazhin e madh të shpresës që u dhe të rinjve shqiptare. Bekuar qoftë çdo ditë e jotja dhe çdo ditë e njerëzve të mirë si ti.”



Gjithashtu në një foto tjetër me Atin e Shenjtë Ajola ka shkruar në gjuhën italiane:



“Një përqafim, një buzëqeshje dhe e gjithë mirësia e botës është tek ai, Falemiderit Zot”.

Papa Francesku kreu vizitën e tij në Shqipëri si dhe meshën në Sheshin “Nënë Tereza” në 21 shtator.



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

21/5
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit