FOTO/Ambasadori italian Cutillo
viziton çadrën e protestuesve të PD

FOTO/Ambasadori italian Cutillo<br />viziton çadrën e protestuesve të PD
 Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo ka vizituar tendën e protestuesve të Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë.

Cutillo bëhet i pari ambasador i huaj në vendin tonë që viziton protestuesit demokratë. 

Ai ka takuar organizatorët e protestës dhe disa prej protestuesve të opozitës.

Sipas PD ambasadori Cutillo ''është shprehur në mbështetje të kauzës së tyre për të protestuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme''. Nje qendrimi i pergenjeshtruar pak ore me vone nga vete ambasada me nje postim ne Facebook duke theksuar se ambasadori thjeshte sa është informuar mbi protestën e PD.
 
Sipas Ambasadës, Alberto Cutillo ka sugjeruar rëndësinë e vijimit paqësor të protestës.

Ja teksti i plote i njoftimit te shkurter te ambasades italiane ne facebook: 
 
"Ambasadori Cutillo informohet mbi zhvillimin e protestës së opozitës dhe rekomandon që ajo të ketë karakterin paqësor që ka mbajtur deri më tani".

[gallery]21133[/gallery]


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)