Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, u pa sot në shoqërinë e një pjesë të personelit diplomatik të kësaj ambasade në një fshat pranë Lezhës, duke iu kushtuar mësimit të traditave lokale sikurse është përpunimi i leshit.
Në komentin e ambasadës amerikane, lidhur me fotografitë e publikuara nga ky event, nën kategorinë “Fotot e Ditës”, bëhet e ditur se “Ambasadori Donald Lu dhe personeli i Ambasadës mësojnë traditën e endjes në vegjë me Taze Lazrin, në një fshat pranë Lezhës. Taze dhe bashkëshorti i saj, Nikolla, ndihmojnë një sipërmarrje lokale duke thurur peceta dhe pëlhura të tjera, si dhe shporta të cilat përdoren për gjëra të ndryshme”.
Disa ditë më parë ambasadori Lu lëshoi parlajmërimin se në muajt e parë të vitit të ardhshëm, priten që të ndëshkohen “peshqit e mëdhenj” të politikës dhe drejtësisë, të përfshirë në veprimtari të paligjshme.
Tani përfaqësuesi i Donald Trump-it në kryeqytetin shqiptar u pa duke thurur pëlhurë në Lezhë, ndërkohë që pak para dhe pak pas deklaratave të tij për peshqit e mëdhenj u shkaktua një “tërmet” politik, sikurse ishte nisja e hetimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për përfshirjen e tij të mundshme në trafik lëndësh narkotike dhe arrestimi i gjyqtarit të apelit Shkëlqim Miri, për korrupsion aktiv.
Por çfarë po “thur” Lu kësaj here që do të ketë sërish pasoja në politikën shqiptare?
Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim.
[gallery]24679[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
44%
-
Njësoj
18.4%
Vota total: 2003
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çim Peka për t’i shpëtuar hetimit e pranon edhe publikisht: S'jam unë pronari i Syri Tv
3 Gusht, 19:56
-
Kamioni shtron karrexhatën e Napolit me domate, 8 km radhë mjetesh në pikun e vapës
3 Gusht, 19:36
-
Nesër zgjedhje në Himarë, votohet kryetari i ri i bashkisë! Shqiptarja.com dhe Report Tv në transmetim maratonë: Nga vota e parë tek rezultati
3 Gusht, 19:30
-
Situata e zjarreve në vend, 26 vatra brenda ditës dhe 12 janë ende aktive! 450 forca në terren, harta e plotë
3 Gusht, 19:16
-
VIDEO/ Shkopi e godet në 'vend të keq', atleti humbet finalet e Lojërave Olimpike
3 Gusht, 19:10
-
Albin Kurti të hënën vizitë zyrtare në Shkup, pak ditë pas incidentit me Vjosa Osmanin në aeroport
3 Gusht, 19:06
-
Meteoriti që ra në afërsi të Berlinit është 4.5 miliardë vjeçar
3 Gusht, 19:04
-
Izraeli bombardon shkollën ku strehoheshin eksponentë të Hamas, 10 të vdekur
3 Gusht, 18:38
-
Si lindën mediat skuthe në Shqipëri: Furçe opozitës, por edhe ndonjë ministri apo zv/kryeministri!
3 Gusht, 18:30
-
Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalet e boksit! Siguron medaljen olimpike
3 Gusht, 18:17
-
Himara nesër në zgjedhje, policia plan masash: Garantojmë që e drejta e votës të ushtrohet e lirë! 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit
3 Gusht, 18:14
-
Shkroi për trafikun e armëve drejt Britanisë, ambasadori shqiptar në Britani i pakënaqur me titullin e 'The Sun’ i sugjeron një tjetër
3 Gusht, 18:11