Foto/ Apple prezanton iPhone 6s
dhe 6s+…e shumë produkte të tjera

Foto/ Apple prezanton iPhone 6s<br />dhe 6s+…e shumë produkte të tjera
Një vit më parë Apple kishte zbuluar iPhone 6 dhe iPhone 6 +. Sot kompania ka prezantuar edhe iPhone 6s dhe 6s+. iPhone i ri do t’i ketë katër ngjyra. Dallimi më i madh nga modelet paraprake, është prezantimi i 3D Touch. Një evolucion i teknologjisë multitouch të Apple.

Një përdorues mund ta shtypë ekranin, me shtypjen më të madhe për të fituar edhe një nivel tjetër të funksionalitetit. Produkti tjetër që u prezantua është edhe iPAD, i cili ka një rezolucion ekrani 12.9 inch, më të madh se modelet e tjera. Ky model i ri do të ketë edhe një stilolaps.

Ora e re Apple që u prezantua u vjen në ndihmë sidomos grave shtatzëna. Për shembull, nëse deri tani shtatëzënat shkonin te gjinekologu për të parë se a është gjithçka në rregull me funksionimin e zemrës së bebes, tani këtë do të mund ta bëjnë përmes orës së re të prezantuar nga Apple. Kjo bëhet nëpërmjet të ashtuquajturit “AirStrip”, ku doktori dhe pacienti, flasin pa asnjë “fije” stresi dhe kjo mundëson që në mënyrën më reale të shihet zemra e bebes.

Apple ka prezantuar edhe sistemin operativ të televizorit Apple TV i cili quhet TV OS.

Nëpërmjet këtij televizori, blerësit do të mund të zgjedhin se çfarë të shohin në televizon. Një e re e jashtëzakonshme për televizorin është se filmat do të mund t’i shikoni aty ku të doni ju. Me anë të “scrollit”, ju do të mund ta shtyni filmin për 7 minuta ose sa të doni. Ju do të mund të shikoni atë pjesë të filmit që dëshironi.

apple

apple

apple

Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes