NEW YORK - Shumë krerë të federatave të futbollit nga vende të ndryshme janë të ftuar nga FIFA për të ndjekur finalen e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës e cila do të zhvillohet të dielën në orën 21:00 në 'MetLife Stadium' të New Jerseyt në SHBA.
Një ndër personat që ka marrë ftesë për këtë event është edhe Armand Duka, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe njëherazi një nga zëvendëspresidentët e UEFA-s.
Duka është takuar edhe me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në pritjen që ky i fundit bëri në 'Kullën Trump' në Manhattan përpara finales me yjet e futbollit dhe delegacione nga mbarë bota.
"Në 'Kullën Trump', New York, për të nderuar dhe celebruar suksesin e Kupës së Botës FIFA 2026, një edicion historik, i organizuar për herë të parë nga tre vende: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika. Një rrugëtim i jashtëzakonshëm, nga vizioni deri te realizimi i një turneu që dëshmoi edhe një herë një të vërtetë të madhe: Futbolli bashkon botën", shkruan Duka.





