Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ministri Blendi Klosi dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca e kanë nisur këtë të diel duke shijuar bukuritë e Stëblevës në Elbasan.
Balla ka postuar foto në Facebook, ku tregon se kanë përshkuar me biçikletë një pjesë rruge drejt Stëblevës.
"Mirëmëngjes! Bashkë me Ambasadorin Luigi Soreca dhe Ministrin Blendi Klosi me biçikleta mes bukurive fantastike të Stëblevës", shkruan Balla.
Komento