Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk del dot jashtë skenarit të parapërgatitur as në turin më të fundit të takimeve me bizneset që ka nisur pas ditësh të tëra heshtjeje dhe mbylljeje në zyrën e selisë blu. Ai ka zgjedhur të takojë sërish një biznesmen të djathtë, sipërmarrësin Bardhyl Baltëza i cili ka një fabrikë riciklimi në Durrës. Biznesmeni durrsak që takoi Basha ka qenë një ndër deputetët e parë të Partisë Demokratike, në vitet 91-92.
Kjo nuk është hera e parë që kryedemokrati shkon pikërisht të takojë sipërmarrës që janë dhe anëtarë, ish-funksionarë, apo simpatizantë të PD. Kjo sidomos pas dështimit me turin e takimeve të rastësishme me bizneset, të cilët nuk mund t’i ankoheshin Bashës për taksat pas vendimeve më të fundit të heqjes së TVSH-së dhe tatim-fitimit për bizneset e vogla nga qeveria.
Nuk ja vlen me te merresh me lulin mbasi nuk kupton qe nuk genjehet diren per diell. Duket akoma kujton se ka vetem RTSH
PërgjigjuTe kripsha trute o karavidhe karabush do ngelesh
Përgjigju