Edhe pse e konsideron si ‘shtëpinë e tij politike’ apo edhe një bastion demokratësh, Sali Berisha është braktisur edhe nga Kavaja. Siç mund të shihet edhe nga pamjet, në takimin përmbyllës të fushatës së koalicionit Berisha-Meta në Kavajë, numri i pjesëmarrësve ishte shumë herë më i ulët.

Mitingu, ku mori pjesë vetë Sali Berisha ishte një dështim i plotë pasi pjesëmarrja e ulët tregonte braktisjen që demokratët i kanë bërë ish-kryeministrit. E njohur dikur si bastion i së djathtës, duket se edhe Kavaja nuk shikon më tek Berisha ‘alternativën’.

Pamjet nga Kavaja janë vetëm dështimi i radhës. Për Berishën, fjalimet para një numri shumë të vogël mbështetësish duket se janë kthyer në normalitet.

Po ashtu Berisha është braktisur edhe në Durrës. Në mitingun që u zhvillua në qendër të qytetit kanë marrë pjesë vetëm një numër i vogël personash që shikohet qartë se janë vetëm disa dhjetëra. Në këtë takim gjenden mjaft deputetë të PD-së që mbështesin Berishën, ndërsa vërehet mospjesëmarrrja e Ferdinand Xhaferajt, i cili rezultoi edhe deputeti më i votuar në qark për demokratët në zgjedhjet e prillit 2021.

Dje u raportua se në mitingun e Bashkisë së Sarandës, edhe pse kishte pjesëmarrës nga zonat e Sarandës, Himarës dhe Dropullit, nga pamjet duket se nuk arriti të mblidhte as 100 vetë. Pas dështimit që pati në stadiumin Arena Kombëtare, braktisja e tij vijoi edhe në fushatën elektorale. Kujtojmë se edhe në fjalimet që Berisha ka mbajtur në Kamëz, Lushnjë, Kukës, Fier, Berat në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, është vënë re një numër shumë i vogël njerëzish që kanë ndjekur fjalën e kreut të Rithemelimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:07
FOTO/ Berisha braktiset edhe në Durrës: Vetëm dhjetëra vetë në miting

Pas braktisjes masive që ju bë në Kavajë para pak orësh, Sali Berisha është braktisur nga qytetarët edhe në Durrës. Në mitingun që u zhvillua në qendër të qytetit kanë marrë pjesë vetëm një numër i vogël personash që shikohet qartë se janë vetëm disa dhjetëra. 

Në këtë takim gjenden mjaft deputetë të PD-së që mbështesin Berishën, ndërsa vërehet mospjesëmarrrja e Ferdinand Xhaferajt, i cili rezultoi edhe deputeti më i votuar në qark për demokratët në zgjedhjet e prillit 2021.