Mund të tallesh lehtë me një ish-kryeministër. Kjo ndodh me Sali Berishën që i beson verbërisht qytetarit dixhital, i cili ndodh dhe që e vë në lojë keq.

Rasti më i fundit është bërë nga të rinjtë e FRESSH, Kolonjë.

Dy djem, njëri kryetar i FRESSH Kolonjë, Pandi Cunge, e tjetri anëtar i FRESSH, shok i ngushtë i tij, kanë bërë një video sikur Cunge kërcënonte me heqje nga puna një punonjës të bashkisë (që në fakt ishte shoku i ttij)  nëse nuk bën fushatë për PS.
 
Këtë video ja kanë dërguar Doktorit i cili menjëherë e ka publikuar në rrjetin social, Facebook duke shkruar se “Kjo eshte farsa elektorale e Edvin Kristaq Rames!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb
“Pershendetje Doktor, po te dergoj nje video e cola tregon me ze dhe figure se si kercenon Pandi Cunge Kryetare e FRESH Kolonje nje punonjes te bashkise me vendin e punes, nese nuk merr pjese ne fushate”.