FOTO/ Berisha përfundon në SPAK për shpifje, kush është Milaid Lopa dhe lidhja me Ilir Metën

FOTO/ Berisha përfundon në SPAK për shpifje, kush është Milaid Lopa dhe lidhja me Ilir Metën

1683535693_64001683535199xwhatsappimage20230508at103858352.jpeg

Pak ditë më parë, Sali Berisha, hodhi akuza të pavërteta, denigruese ndaj Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në lidhje me inçeneratorin e Tiranës dhe të ashtuquajtura “lidhje” të tij me Iranin përmes një shqiptari të quajtur Miliad Lopa me disa biznesmenë iranianë për të cilët thoshte se ishin anëtarë të forcave speciale të regjimit të Iranit. Berisha shkoi deri aty sa të thoshte se në foto me Miliad Lopën ishte dhe Qasem Soleimani, ish-drejtuesi i forcave speciale iraniane i vrarë me dron nga amerikanët. Po ju prezantojmë në vijim me një foto të Miliad Lopës së bashku me Ilir Metën, foto e shkrepur tre vite më parë mes tyre. Sipas logjikës së Berishës, i bie që dhe Ilir Meta është lidhje e sektit iranian dhe forcave të armatosura të regjimit atje. Mjafton kjo foto e Ilir Metës me Miliad Lopën, që tani Berisha të dalë e të akuzojë dhe Metën si të lidhur me iranianët.
Kjo foto zbardh lidhjen e Metës me personazhe si Miliad Lopa dhe dijeninë e plotë të Metës mbi falsitetin e plotë të shpifjeve të qëllimshme që ka sajuar Berisha./TemA


Lajmi kryesor:

U padit për shpifje, Berisha nuk sjell as avokatin, GJKKO vendos shoqërimin e tij me forcë në 19 maj! Veliaj: Do i shkoj deri në fund kësaj çështjeje


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja