U padit për shpifje, Berisha nuk sjell as avokatin, GJKKO vendos shoqërimin e tij me forcë në 19 maj! Veliaj: Do i shkoj deri në fund kësaj çështjeje

TIRANË- Gjykata e Posaçme kërkon shoqërimin me forcë të Sali Berishës në procesin e nisur ndaj tij pas padisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për akuzën e shpifjes. Shkak u bë deklarata e Berishës më 7 prill se kryebashkiaku ka lidhje me Iranin dhe me financat e gardës revolucionare, pas të cilës, Veliaj ndoqi rrugën ligjore duke e paditur për shpifje në gjykata.

Në seancën e parë gjyqësore, ku palët pyeten për mundësinë e zgjidhjes së çështjes me pajtim, u paraqit vetëm Veliaj. Trupi gjykues bëri të ditur se Sali Berisha dhe avokati i tij nuk janë paraqitur edhe pse kanë marrë dijeni për procesin. Në këto kushte, referuar nenit 351 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata kërkoi pjesëmarrjen e tyre në seancë përmes njoftimit të policisë.

"Sali Berisha ka mbjellë urrejtje dhe përçarje dhe shpifje dhe ka promovuar kulturën që tii hidh baltë, mjafton që ta njollosësh dikë pa pikë përgjegjësie. Sot gjykata vendosi që në datën 19 Maj në orën 10:00, Sali Berisha do të shoqërohet nga policia për paraqitje të detyrueshme në gjykatë”, tha Veliaj.

Veliaj paralajmëroi se kësaj çështje do t’i shkojë deri në fund.

“Do të rikthehem prapë në datë 19 Maj dhe policisë do i shkojë njoftimi që të sjellë Sali Berishën, si të gjithë qytetarët e tjerë që duhet të shkojë në gjykatë dhe të provojë akuzat. Që të akuzosh gjithë dynjanë dhe të mos paraqitesh në gjykatë, të thuash shpifjet nga më monstruoze, t’i futesh njerëzve te vrima e çelësit, poshtë fustanit, në krevat, të merresh me gjithë familjet e gjithë dynjasë dhe të mos kesh kurajën civile të vijë në gjykatë”, shtoi ai.

Pas daljes nga gjykata, Veliaj komentoi edhe ftesën e Berishës për debat publik për fushatën e 14 majit, në një kohë që refuzon të paraqitet në gjykatë. 

“Ka kaq kohë që më fton në debat, sot ishte momenti për të ardhur si burrë. Sali Berisha nuk është burrë! Në këtë e dimë të gjithë. Është frikacaku më i madh i këtij vendi”, tha Veliaj.

Pas kësaj deklaratë të Veliajt në GJKKO, nuk ka asnjë reagim nga Berisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:57
Akuza për shpifje, Veliaj: GJKKO vendosi që Berisha të sillet forcërisht në Gjykatë në 19 maj

Kryebashkiaku i Tiranës ka deklaruar se sot Gjykata ka vendosur që Sali Berisha të sillet me forcë në Gjykatë në 19 maj.

"Sot isha unë nismëtar i një akuze ndaj Sali Berishës, që ka mbi 30 vjet që shan dhe mallkon këdo, por çdo gjë ka një limit. Ekziston një shprehje që thotë: Hapi rrugë budallait dhe të ligut. Por unë nuk e besoj këtë shprehje. Unë besoj se në një vend demokratik, as budallait dhe as të ligut nuk i duhet hapur rrugë. Këto historitë me iranianë, Sali Berisha duhet t’i provojë në gjykatë dhe këto historitë me gardat revolucionuare, me fotografi fiktive, me shpifje dhe akuza të paqena, Sali Berisha duhet t’i provojë në gjykatë. Ka kaq kohë që më fton në debat, sot ishte momenti për të ardhur si burrë. Sali Berisha nuk është burrë! Në këtë e dimë të gjithë. Është frikacaku më i madh i këtij vendi. Eshte 80 vjeç dhe njerëzit më thonë lërë se ka roitur. Por nuk besoj se ai është njeri i roitur. Sali Berisha është njeri i lig. Sali Berisha ka mbjellë urrejtje dhe përçarje dhe shpifje dhe ka promovuar kulturën që ti hidh baltë, mjafton që ta njollosësh dikë pa pikë përgjegjësie. Sot gjykata vendosi që në datën 19 Maj në orën 10:00, Sali Berisha do të shoqërohet nga policia për paraqitje të detyrueshme në gjykatë. Do të rikthehem prapë në datë 19 Maj dhe policisë do i shkojë njoftimi që të sjellë Sali Berishën, si të gjithë qytetarët e tjerë që duhet të shkojë në gjykatë dhe të provojë akuzat. Që të akuzosh gjithë dynjanë dhe të mos paraqitesh në gjykatë, të thuash shpifjet nga më monstruoze, t’i futesh njerëzve te vrima e çelësit, poshtë fustanit, në krevat, të merresh me gjithë familjet e gjithë dynjasë dhe të mos kesh kurajon civile të vijë në gjykatë. Policia, sipas vendimit të gjyqtarit, duhet të bëjë detyrën dhe të sjellë forcërisht Sali Berishën, që të përballet me akuzat dhe shpifjet që janë të padenja, jo për një plak 80-vjeçar, por për këdo që jeton dhe angazhohet publikisht dhe që e ka përdorur prezencën e vet publike si një qysqi dhe një kokëdash vetëm për të shkatërruar normat dhe vlerat  në këtë shoqëri", tha Veliaj. 

Ora 10:47
FOTO/ Berisha përfundon në SPAK për shpifje, kush është Milaid Lopa dhe lidhja me Ilir Metën

1683535693_64001683535199xwhatsappimage20230508at103858352.jpeg

Pak ditë më parë, Sali Berisha, hodhi akuza të pavërteta, denigruese ndaj Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në lidhje me inçeneratorin e Tiranës dhe të ashtuquajtura “lidhje” të tij me Iranin përmes një shqiptari të quajtur Miliad Lopa me disa biznesmenë iranianë për të cilët thoshte se ishin anëtarë të forcave speciale të regjimit të Iranit. Berisha shkoi deri aty sa të thoshte se në foto me Miliad Lopën ishte dhe Qasem Soleimani, ish-drejtuesi i forcave speciale iraniane i vrarë me dron nga amerikanët. Po ju prezantojmë në vijim me një foto të Miliad Lopës së bashku me Ilir Metën, foto e shkrepur tre vite më parë mes tyre. Sipas logjikës së Berishës, i bie që dhe Ilir Meta është lidhje e sektit iranian dhe forcave të armatosura të regjimit atje. Mjafton kjo foto e Ilir Metës me Miliad Lopën, që tani Berisha të dalë e të akuzojë dhe Metën si të lidhur me iranianët.
Kjo foto zbardh lidhjen e Metës me personazhe si Miliad Lopa dhe dijeninë e plotë të Metës mbi falsitetin e plotë të shpifjeve të qëllimshme që ka sajuar Berisha./TemA

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babuli Tanguli: 08/05/2023 12:38

    O qeni Arër ose Arbëror mëso Shqip mor spiuni sërbit o Arbëror analfabeti. Po a e di ti çfar do të thot në shkjaut ? Në Shqip , se ktë fjal Shqiptarët se kuptojn ktë e kupton vetëm ti që ke nën ën Sërbe e babën Taleban o Arbërori kakalanc.

    Përgjigju
  • Arbëri: 08/05/2023 12:10

    Tank ky ansalfabeti funkcional është edhe prokuror i gjykatsit Edvin shkjaut shqipfolës

    Përgjigju
    • Edi25252: 08/05/2023 21:37

      O arbër , ti gjithmonë flet si e jëma e Zeqos në majë të thanës

  • Mos fol kot: 08/05/2023 11:15

    Saliun nuk e kanë shoqëruar me forcë kur ka bërë më shumë. Ti thua për shpifje. Më duket se ti shpif ose është ironi me popullin.

    Përgjigju
  • lulja: 08/05/2023 11:04

    ai hale, ti grope septike !!! mjere ky milet !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja