Një prej çifteve më të komentuar të estradës shqiptare kanë qenë së fundmi sërish në qendër të vëmendjes pas një veprimi në faqet e tyre të instagramit që i ka bërë fansat të dyshojnë për krisje të marrëdhënies mes çiftit.

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj nuk ndiqen më me njëri-tjetrin në rrjetin social Instagram. Dyshimet për një krizë në marrëdhënien e tyre janë përforcuar edhe më shumë pasi dyshja kanë hequr edhe fotot e tyre së bashku që kanë në rrjetin social të secilit.

Pak kohë më parë, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u bënë prindër për herë të dytë pas Ajkës, me një djalë të cilin e quajtën Amen. Kjo nuk është hera e parë që flitet për ndarje të çiftit por këtë herë asnjë prej të dyve nuk ka folur publikisht mbi këtë çështje.

Artistët nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale