FOTO/ Çmenduria e Arabisë Saudite, ndërtohet stadiumi me liqen në majë të shkëmbit për Kupën e Botës 2034! Mure qindra metra LED

FOTO/ Çmenduria e Arabisë Saudite, ndërtohet stadiumi me liqen në majë të shkëmbit për Kupën e Botës 2034! Mure qindra metra LED

Stadiumi i projektuar

Arabia Saudite ka zbuluar dizajnet për një stadium të teknologjisë së lartë në majë të një shkëmbi 200 metra të lartë pranë Riadit, ku po planifikohet të zhvillohet Kupa e Botës 2034. Stadiumi me 45.000 vende do të quhet "Stadiumi Princ Mohammed bin Salman" në nderim për princin e kurorës së mbretërisë së pasur me naftë që dëshiron të bëhet shteti kryesor në sportet botërore gjatë dekadës së ardhshme.

Dizajni ka një çati dhe fushë që tërhiqet, plus një mur LED me qindra metra ekrane për të krijuar një përvojë gjithëpërfshirëse për fansat, tha në një deklaratë kompania e Investimeve Qiddiya.

“Vendi futuristik synon të rishpikë konceptin e një stadiumi tradicional”, thanë investitorët, të cilët nuk zbuluan koston e punës, që mund të jetë ndoshta më e larta në histori për një ambient sportiv.

“Muri LED është projektuar për t’u hapur ndaj pamjeve të qytetit poshtë,” thanë investitorët, duke bërë të qartë se kjo vepër “është më shumë se një stadium futbolli”. Do të ketë gjithashtu një liqen artificial pranë stadiumit që synon të ulë ndikimin mjedisor që mund të shkaktojë puna ashtu edhe zbatimi i tij.

"Liqeni do të përdorë ujin e shiut nga stadiumi dhe zona përreth për të ftohur paraprakisht sistemin e ajrit të kondicionuar", tha QIC.

Zyrtarët sauditë po përgatiten të presin Kupën e Azisë 2027, teksa kanë thënë se mbretëria dëshiron të presë të gjitha 104 ndeshjet në Kupën e Botës 2034 në territorin e saj. Megjithatë, disa shtete fqinje mund të thirren për t'iu bashkuar projektit.

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika do të bashkëpresin edicionin e parë me 48 ekipe në vitin 2026 të Kupës së Botës. Gjashtë shtete të shpërndara në tre kontinente janë bashkuar për turneun e 2030-ës, i cili është kandidati i vetëm i FIFA-s. Spanja dhe Portugalia përfshinë Marokun këtë vit në ofertën e tyre, më pas Argjentina, Paraguaj dhe Uruguai ishin shtesa surprizë në tetor. Fqinjët e Amerikës së Jugut do të marrin vetëm një ndeshje secili.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 17/01/2024 16:18

    Pisat. Nuk ndihmojne popujt e vuajtur dhe shtet e varfer te botes qe te rimekemben por bejne shpenzime te panevojshme.

    Përgjigju
  • Hiqmet Lapardhaja: 17/01/2024 09:20

    Nuk mendojne pak per mijera femije ne Afrike dhe vendet Arabe vdesin nga uria.

    Përgjigju
  • Iris: 17/01/2024 04:08

    Pak i ngarkuar,por shume i bukur,por cmenduri nuk eshte.Me ato para qe sjell nafta qielli eshte limit per gjera te tilla ne investime e fantazi krijuese,s.d.q arabet jane te vetedijshem se koha e arte e naftes po mbaron,jo vetem pse eshte nje burim te ardhurash me limit,por edhe se bota po shkon drejt shkeputjes nga varesia e naftes e gazit,keshtu qe po shkojne drejt investimeve te tilla per te nxjerre fitimet e se ardhmes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat