Kur je favoriti kryesor për fitimin e Topit te Artë sigurisht që do të përpiqesh të shfaqesh disi ndryshe në skenë.

Cristiano Ronaldo, i avantazhuar ndjeshëm nga kundështarët në këtë garë, ka vendosur të ndryshojë look-un në prag të kurorëzimit si lojtari më i mirë i 2016-ës.

Nëse Messi është shfaqur me veshje deri diku të çuditshme në ceremonitë e tjera, Ronaldo ka lyer flokët e tij me ngjyrë të artë.

cr7
 (Ronaldo me look-un e tij të ri)

Nuk është hera e parë që shohim yllin e Madridit të bëjë diçka ndryshe dhe të mos marrë pëlqime nga ndjekësit e tij.

Të hënën në mbrëmje do të zhvillohet ceremonia e dhënies së trofeut më të rëndësishëm individual.

Nëse portugezi ja del, athëherë do të jetë hera e katërt që arrin të shpallet lojtari më i mirë i vitit pas atyre të 2008, 2013 dhe 2014-ës. 

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com