FOTO/ Del për herë të parë
vendi ku u varros Jezu Krishti

FOTO/ Del për herë të parë<br />vendi ku u varros Jezu Krishti
Për herë të parë në shekuj, shkencëtarët kanë ekspozuar sipërfaqen origjinale të atij që tradicionialisht kondierohet varri i Jezu Krishtit.

I ndodhur në Kishën e Varrit të Shenjtë në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit, varri ka qenë i mbuluar me veshje mermeri që pas vitit 1555 pas Krishtit, ndoshta edhe shekuj më parë.

“Mbulimi i mermerit është tërhequr prapa, dhe ne jemi të suprizuar nga sasia e materialit të ndodhur nën të,” tha Fredrik Hiebert, një arkeolog i Shoqatës së National Geographic.

“Do të bëhen analiza të gjata shkencore, por ne më në fund do të jemi të aftë të shohim sipërfaqen origjinale shkëmbore, mbi të cilën sipas traditës, shtrihet trupi i Krishtit”.

Sipas traditës së krishterë, trupi i Jezu Krishtit ishte i vënë në një raft ose në “shtratin e varrimit” ku u vendos në një shpellë gëlqerore pas kryqëzimit të tij nga romakët në vitin 30 ose 33. Besimi i të krishterëve thotë se Krishti u ringjall pas vdekjes, dhe gratë që duhet të vajosnin trupin e tij 3 ditë pas varrimit por raportuan se nuk e gjetën trupin e tij.

[gallery]19355[/gallery]

Redaksia Online 
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin