Ndërkohë që deputetët e opozitës u grumbulluan rreth foltores së parlamentit, Sali Berisha nuk lëvizi nga vendi, duke u marrë me tabletin e tij.

Gjatë kësaj kohe ai pati një vizitë disa minutëshe nga deputeti i kampit kundërshtar, Bujar Cela. Në foto duket se deputeti socialist i qarkut Fier, qëndron pranë ish-kryeministrit, dhe pse nuk dihet se çfarë kanë ndarë bashkë.

Ajo që është e sigurt, është se kjo bisedë e gjatë ka habitur jo pak median që po e ndiqnin seancën nga holli, po siç duket nga fotoja, edhe kreu i grupit socialist, Gramoz Ruçi duket po kaq i habitur. 


kuvend

Redaksia Online
Shqiptarja.com