Usain Bolt ose njeriu i erës siç njihet ndryshe, është parë të injorojë shumë kërkesa që i bëhen sa i përket dueleve të shpjetësisë.
Por kësaj rradhe ka marrë një ftesë tëpër serioze nga dikush që njihet për shpejtësinë e tij të rrufeshme dhe jo vetem.
Ai është Pierre-Emerick Aubameyang, ylli i Borussia Dortmund i cili kërkon të vihet përballë njeriut më të shpejtë në tokë për një garë 30-metra shpejtësie.
Në 2013-ën sulmuesi nga Gaboni arriti të fiksojë kohën 3.7 sekonda në një seancë stërvitore, vetëm 8 të qindat më shumë se Usain Bolt në rekordin e tij të 100 metrave në Berlin, 7 vjet më parë.
“Jam duke të të pritur”- ishin fjalët tij duke buzëqeshur ndaj Xhamajkanit në një intervistë të dhënë për kanalin CNN. “ Shpresoj ta shohë veten një ditë në një sfidë të tillë”.
Pak orë më vonë ka qënë vet Bolt i cili është përgjigjur gjithashtu me buzëqeshje po në CNN duke thënë se Aubamyang e di mirë se kush do të jetë fituesi i këtij dueli.
Megjithatë të dy “shigjetat” mund të jenë së shpejti në një garë kokë më kokë për ta vërtetuar.
9 herë fituesi i medaljes së artë ka zbuluar se do të jetë duke u stërvitur me ekipin e Dortmundit pas Kampionatit Botëror të Atletikës në gusht të vitit të ardhshëm.

(Foto e montuar me Usain Bolt që pritet të bëhet pjesë e Borussias)
Dhe kjo nuk është aspak shaka pasi është vetë administratori i klubit, Hans-Joachim Watzke, i cili e konfirmoi faktin në një deklaratë për blogun amerikan Bleacher Report.
Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com