Një foto e djalit të deputetet socialist, Pandeli Majko, e publikuar në rrjetin social “Facebook”, ku ai shfaqet me dy gishta lart, në shenjë përshëndetëse për protestën e opozitës ka sjellë edhe reagimin e deputetit.
Majko ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, ku sqaron se fotografia është bërë në një mjedis humori dhe mirësjelljeje.
Statusi i plotë i Pandeli Majki:
Një foto e djalit tim e nxjerrë në rrjetet sociale nga pedagogia e tij për përkrahjen e protestës së opozitës ka krijuar keqkuptime.
Dëshiroj të marr përgjegjësinë time si prind përballë cdo socialisti dhe djemve e vajzave që besojnë tek Partia Socialiste.
Sepse përgjegjësia në cdo rast është edhe e imja. Edhe, pse fotoja është bërë në një mejdis humori dhe miresjelljeje. Ka gjëra me të cilat humori është i tepërt
(Statusi i deputetit socialist Pandeli Majko)
Djali i ish-kryeministrit Majko, ka pozuar së bashku me dy studentë të tjerë dhe pedagogen e tij, me dy gishta lartë dhe më pas fotografia është postuar në rrjetin social nga pedagogia e tij e cila e ka shoqëruar me dixhiturën, “Me studentët…Nga Shkodra përshëndesim protestën!”

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com