Do të performoj sonte në Tiranë, Enrique Iglesias poston foto dhe video nga sheshi ‘Skënderbej’

Këngëtari i njohur latin, Enrique Iglesias pritet të mbaj mbrëmjen e sotme koncertin e tij të parë në Shqipëri.

Ylli do të performojë para publikut shqiptar në sheshin Skënderbej. Së fundmi në rrjet po qarkullojnë pamjet të Enriques, i cili tashmë ka mbërritur në kryeqytet.

Koncerti i yllit të muzikës latine do të nisë në orën 21:30, Iglesias do të hapë kështu edhe Javën e Kulturës Spanjolle dhe pritet të dhurojë një super performancë para të gjithë fansave të tij.

Enrique ka publikuar gjithashtu pamje të sheshit ku do të mbahet dhe koncerti, teksa shkruan:

“Tirana, shihemi sonte”

Kujtojmë se Enrique Iglesias është një nga artistët më të mëdhenj spanjollë, që u bë i njohur në mbarë botën në fillin e viteve 90 dhe më pas karriera e tij ndërkombëtare u zgjerua në mbarë globin me këngë si “Bailamos”, “Rhythm Divine”, duetin me Whitney Houston “Could I have this kiss forever”.

Ai është një nga këngëtarët spanjollë më të kërkuar në botë, ku numëron më shumë se 70 milionë disqe të shitura. Në vitin 2016 ai është cilësuar nga Billboard si mashkulli më i suksesshëm në club dance style, i të gjitha kohërave.

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama për protestën para takimit në Londër: Të nxitur nga të verbërit në Tiranë! Ish-ministrja e Brendshme quajti shqiptarët pushtues

Rama për protestën para takimit në Londër: Të nxitur nga të verbërit në Tiranë! Ish-ministrja e Brendshme quajti shqiptarët pushtues