Tirana po bëhet gati për të përjetuar netë të paharrueshme. Dy emra të muzikës me famë botërore, Enrique Iglezias dhe Ricky Martin do të performojnë për herë të parë para publikut shqiptar, në sheshin ‘Skëndërbej’. Mbrëmjen e 30 qershorit, këngëtari Enrique Iglesias do të hapë edhe Javën Kulturore Spanjolle, që nis të premten në kryeqytet.
Të interesuarit për të ndjekur koncertin Enrique Iglesias, i njohur për hitet e tij në krye të listave "Bailamos", "Hero", "Escape", "Tonight (I'm Lovin' You)" spo "Subeme La Radio" dhe performancat elektrizuese që me siguri do të krijojë një mbrëmje të paharrueshme të mbushur me emocione, duhet të pajisen me bileta.
Ato janë në 8 lloje të ndryshme dhe çmimet e tyre variojnë nga 28 euro më e lira, deri në 225 euro për zonën B, VIP GOLD dhe deri në 330 euro për zonën A, VIP GOLD. Biletat kanë të përfshira edhe disa benefite si pozicionimi pranë skenës ku edhe do të performojë Iglezias. Konkretisht për paketë VIP GOLD, me çmim 900 euro, përfshihen 4 bileta, tavolinë dhe një shishe alkooli. Ndërsa me atë 2 mijë euro, përfitojnë hyrje 6 persona, një kolltuk për tu ulur, si dhe 2 shishe pije alkoolike.
Gjithashtu për çdo blerje për zonat VIP, GOLD dhe PLATINUM, do të përfitohet edhe një ulje prej 20%, për koncertin e Ricky Martin që do të zhvillohet më datën 20 korrik. 20 % ulje do të ketë edhe për ata blerës të biletave të zonave BRONZE dhe SILVER për koncertin Placido Domingo që do të mbahet në Tiranë, më 7 shtator.
Koncerti do të nisë në orën 21:30 dhe çdo person nën 18 vjeç do të duhet që të jetë i shoqëruar. Në event nuk do të lejohen as pijet, apo ushqimet pasi ato do të shiten aty. Gjithashtu do të ndalohet edhe çdo mjet i rrezikshëm, si dhe kamerat apo aparatet fotografike, pasi autorësia për shpërndarjen e videove i përket vetëm organizatorëve.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11382
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Stilistja amerikane u mëson të rinjve ‘truket’ si të riciklojnë veshjet e vjetra: Është sfidë, por edhe edukuese
23 Tetor 2024, 14:46
-
Kalendari/ Muzikë, riciklim dhe inovacion, gati për të nisur Java Kulturore Amerikane
18 Tetor 2024, 09:46
-
Masterclass nga regjisori i njohur Mike Figgis, Shqipëria pret Javën Kulturore Britanike nga datat 16 deri më 22 shtator
15 Shtator 2024, 12:39
-
Nga mbrëmja me muzikë jazz, ekspozita kushtuar Van Gogh te workshop-i për lirinë e medias dhe shprehjes! Nis Java Kulturore Holandeze
7 Shtator 2024, 17:51
-
Karnavalet e Brazilit zbresin në Vlorë, samba e kostume shumëngjyrëshe! Spektakël për vendasit e të huajt (FOTO+VIDEO)
30 Qershor 2024, 12:20
-
Në Tiranë gara 'Vrapo për Autizmin', Veliaj: Një qytet i mirë, është qyteti që i pranon të gjithë, pa dallime
5 Qershor 2024, 12:57
-
Aktivitetet e Javës Kulturore Evropiane nisin nga Shkodra, koncert i veçantë nga muzikantë me aftësi ndryshe
4 Maj 2024, 17:22
-
Tirana çel 'Javët Kulturore Ndërkombëtare', Veliaj: Sot e gjithë bota ka ardhur në Tiranë, arti dhe kultura i bashkojnë njerëzit
1 Maj 2024, 20:56
-
Nis sot java e Kulturës Britanike në Tiranë, Rama: Shqipëria mikpret botën, bëhuni pjesë e aktiviteteve
4 Shtator 2023, 11:34
-
Enrique Iglesias, ‘ndez’ Tiranën për dy orë, bën shqiponjën dhe flet shqip! Fansat e huaja vijnë në Shqipëri për performancën
1 Korrik 2023, 12:55
-
Të gjithë në shesh! Enrique Iglesias ‘ndez’ Tiranën me muzikë latine, artisti dhuron natë magjike! Fansja: Erdha nga Lushnja për ta dëgjuar (VIDEO)
30 Qershor 2023, 20:12
-
Do të performoj sonte në Tiranë, Enrique Iglesias poston foto dhe video nga sheshi ‘Skënderbej’
30 Qershor 2023, 18:20