Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri Callum Turner u panë duke shijuar një darkë në Los Angeles këtë javë.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare është fotografuar me të dashurin e saj, sapo ka dalë nga restoranti.
Dua ishte veshur me një pallto të gjatë të bardhë, ndërsa në duar mbante një tas ushqimi.
Lajmi për romancën e tyre “shpërtheu” këtë muaj kur dyshja u panë pranë njëri-tjetrit në një festë në Beverly Hills, në promovimin e serialit më të ri “Masters Of The Air” ku aktori ka një rol kryesor.