FOTO/ Dua Lipa 'kapet mat' duke u puthur me të dashurin e ri

FOTO/ Dua Lipa 'kapet mat' duke u puthur me të dashurin e ri

Dua Lipa dhe Callum Turner

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa duket se ka gjetur dashurinë me aktorin britanik Callum Turner. Të dy janë parë duke u puthur në publik për herë të parë. 

Fotot janë shpërndarë në rrjetet sociale ku çifti i ri mori një 'lumë' komentesh pozitive ndaj romancës së tyre të re.

Çifti nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit pas një takimi romantik të darkës në restorantin luksoz japonez Sushi Park .

Callum, 33 vjeç, shihet duke përqafuar dhe puthur 28 vjeçaren, teksa e mbuloi fytyrën në momentin kur po shkëmbenin puthje.

Artistja me origjinë nga Kosova dyshohej për lidhjen pasi u shfaq duke kërcyer me artistin, pas premierës së filmit të tij “Masters of the Air”.

Një person tha për Page Six: “Ajo është në premierë për ta mbështetur atë. Ata çmenden pas njëri-tjetrit”.

Callum është një nga anëtarët kryesorë të kastit të dramës “Masters Of The Air” të Luftës së Dytë Botërore, ku gjithashtu luan Austin Butler dhe Barry Keoghan dhe krenohet me Steven Spielberg si producent.

2/3
S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Moti i keq në Veneto, breshëri zbardh rrugët në zonën e Vicenzës

Itali/ Moti i keq në Veneto, breshëri zbardh rrugët në zonën e Vicenzës