Pas sulmit të ushtarëve në Gramsh, disa foto të ruses, Svetlana Timofeeva e arrestuar nga autoritetet shqiptare pasi akuzohet për aktivitet spiunazhi zbulojnë se ka hyrë  në bazat ushtarake shqiptare. Svetlana Timofeeva ka publikuar gjithashtu për ndjekësit e saj në rrjete sociale këto zona duke përshkruar detajet e sigurisë së tyre.

33-vjeçarja duket se është e apasionuar pas gjërave të vjetra, këtë e tregojnë fotot e shumta që rusja ka shkrepur në këto zona. Hetimet për përfshirjen e së resë si agjente vijojnë nga autoritetet shqiptare, por megjithatë në rrjete sociale Svetlana Timofeeva është një blogere e cila numëron mjaft ndjekës dhe herë pas herë ndan me ta disa nga 'aventurat' e saj.   Të tilla janë edhe këto foto që Svetlana Timofeeva ka publikuar nga baza ajrore e Gjadrit në 2020 ku ruhen reliket e aviacionit luftarak shqiptar. Edhe në Porto Palermo, 33-vjeçarja bën një përshkrim të detajuar të bazës. I njëjti pasqyrim shfaqet edhe në profilin e Instagramit të ukrainasit 25-vjeçar Fiodor Mihailoviç,  i cili ka publikuar me dhjetëra foto, që datojnë 55 javë më parë. Por ajo që vihet re në profilin e tij, është se udhëtimet e të akuzuarve për spiunazh, nuk janë bërë vetëm në Shqipëri, por edhe në baza ushtarake të braktisura në vendet e tjera si në këtë album me foto nga Çekia, Rusia, Gjeorgjia etj, ku pamjet e relikeve ushtarake në këto vende zënë një pjesë të madhe të platformave sociale të të rinjve.

Timofeeva u vu në pranga së bashku me një tjetër rus dhe ukrainas, menjëherë pas sulmit ndaj dy ushtarëve në ish-Uzinën e Armëve në Gramsh, pasi donin të futeshin brenda ndërsa nuk lejohet. Veta ata thonë se janë blogerë e fotografë dhe mohojnë akuzat për aktivitet spiunazhi.

Si ndodhi ngjarja e Gramshit: 

Mikhail Zorin, 23-vjeç, me pasaportë ruse, bashke me 33-vjeçaren Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, janë pikasur nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë më 20 gusht. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre janë arrestuar nga policia, ndërsa ka dyshime se janë agjentë të shërbimit sekret rus. 

Uzina e Gramshit, e ndërtuar në vitin 1962, ka prodhuar në të kaluarën armë, fillimisht pushkë të tipir “Simonov”, kalibër 7.62 mm, dhe më pas kallashnikovë. Më pas ajo është përdorur për të ofruar shërbime prodhuese për industrinë e mbrojtjes me makineritë e saj të precizionit të lartë apo dhe riparime. Ndërsa deri në një vit më parë është përdorur për demontimin e armëve të tepërta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:52
U arrestua pas sulmit në Uzinën e armëve në Gramsh, komenti i 33-vjeçares ruse për bazat ushtarake: Eksplorimi i tyre mund të jetë i rrezikshëm

1661180099_166117739505001661174972xfoto2220.jpg

Sveltana Timofeeva e cila është nën hetim si e dyshuar si agjente ruse, ka publikuar disa foto nga bazat ushtarake ku përbri tyre shkruante se eksplorimi i tyre mund të jetë i rrezikshëm. Rusja i përshkroi bazat ushtarake si të rrezikshme pasi ka roje sigurie në territorin e bazës.

‘Eksplorimi i këtyre bazave mund të jetë i rrezikshëm, sepse ka roje sigurie në territorin e bazës ajrore, por sapo të hyni brenda në bunker do të jeni të sigurt’- shkruan rusja përbri fotove.