Report Tv mësohet se Albi Mecini dyshohet se do të vriste në Fier një emër të njohur të botës së krimit të këtij qyteti.
Burime pranë policisë e mbajnë të fshehur identitetin e tij në kuadër të hetimeve.
Albi Mecini, i cili njihet dhe si krahu i djathtë i Admir Tafilit, u ndalua sot (30 gusht 2023) në aksin “Mbrostar-Fier”. Të riut iu gjetën 2 çanta, brenda të cilave ishin 2 pako me 21 kg lëndë plasëse artizanale të montuara me celularë për shpërthim në distancë pranë makinës së tij.
Rezulton që Albi Mecini të jetë me precedent të theksuar kriminal edhe jashtë shtetit, në Angli dhe Francë, për trafikim droge dhe krime kundër personit, informon gazetari i Report Tv, Sokol Dema.
Ndërkohë lidhja e tij me zhdukjen e dy miqve Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori është provuar shkencërisht.
Pak javë pas zhdukjeve në qytetin bregdetar, policia zbuloi tre automjete në një vilë që autorët e dyshuar kishin marrë me qira në Nivicë, Në njërën prej tyre janë përftuar profile ADN-je të Albi Mecinit.
Brenda automjetit të sekuestruar janë përftuar profile gjenetike ADN-së, të cilat bënë hetuesit të dyshojnë se ai është një prej autorëve.
Lajmi kryesor: