Anna Takarska nga Opole i Polonisë, ka shfrytëzuar vetëm fruta, perime dhe disa barishte, që të krijonte disa portretet shumë realiste dhe vërtetë të veçanta.
 
Artistja 35-vjeçare, ka arritur të kombinojë aq mirë këto fruta dhe perimë, të cilat duket sikur u shikojnë drejt në sy.
 
“Arcimboldiana” quhet ky projekt, me të cilin ajo është diplomuar në Universitetin e Arteve të Bukura në Wroclaw.
 
“E tëra është te sytë, që duhet të jenë të bardhë dhe më duhen materiale si hudhra apo qepa. Pastaj vendosi në mes boronica apo fara të ndryshme, për t’i dhënë pamjen e duhur”, është shprehur Takarska.
 
Sipas kësaj artiste të veçavtë, asgjë nuk mund të planifikohet, shkaku i formave që nuk përshtaten si duhet, andaj kërkon kohë deri në gjetjen e pjesës së duhur.
 
[gallery]23349[/gallery]

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com