Bashkia detyron pronarin e një biznesi të një lagjeje në Tiranë të rivendosë vetë tabelën rrugore që kishte shkulur
Rruga ku bashkia e Tiranës vendosi qe të ndalohej kategorikisht parkimi
Banorët e rrugës “Gjin Gjergji” në Selitë janë ankuar lidhur me një konflikt që vijonte prej ditësh me një nga bizneset e zonës.
Një pjesë e rrugës shumë e banuar ka një kthesë problematike, ku fushëpamja është e kufizuar.
Në këtë segment në mënyrë të përsëritur, banorët e zonës dhe veçanërisht fëmijët janë rrezikuar disa herë të aksidentohen.
Për të parandaluar situata të ngjashme, Bashkia e Tiranës vendosi disa ditë më parë që në këtë rrugicë, të ndalohej kategorikisht parkimi.
Por tabela e vendosur për ndalimin e parkimit u hoq në mënyrë demonstrative nga personi që ka biznesin ngjitur me tabelën. Kjo sepse, donte të parkonte makinën e vet, tek dera e dyqanit.
Protestës së banorëve, ‘i forti’ i rrugicës iu përgjigj me “sa të jem unë këtu, nuk vihet tabelë bashkie”.
Pas ankesës së një grupi banorësh në redaksi, Dita kontaktoi me kryebashkiakun dhe me sektorin e Sinjalistikës.
Një ekip i Bashkisë shkoi për të konstatuar ankesën e banorëve në vend dhe kontrolloi kamerat e zonës. Ekipi plotësoi dokumentacionin përkatës pasi konstatoi shkeljen. Drejtoria e Sinjalistikës tha se ndaj shkelësit do bëjë sot padi zyrtare.
Por ajo që banorëve u bëri përshtypje është se… tabelën e rivendosi vetë me duart e tij ai që e kishte shkulur.



Be.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria do vijojë të mbyllet në orën 20:00/ A ju duket i drejtë vendimi i ekspertëve për të mos ndryshuar masat anti-COVID?
-
PO
59.4%
-
JO
36.2%
-
NUK E DI
4.5%
Vota total: 943
Lajme të tjera
-
Tritoli në makinën e Menës, i ‘forti’ i Myslim Shyrit mohon njohjen me ‘shënjestrën’! Arrestimi i 2 kushërinjve u fsheh për të kapur porositësin
26 Shkurt, 09:58
-
Rama: Reforma në Drejtësi ka dhënë fryte! U arrestua një gjyqtare dhe një mjek që rropi dynjanjë, kjo më parë s'ndodhte
26 Shkurt, 09:49
-
‘Familja ime brenda 2 muajve ka humbur 3 njerëz’, vajza e piktorit Arapi kujton momentet e vështira: Mua, asgjë nuk ma kthen babin në jetë, COVID-19 nuk duhet neglizhuar!
26 Shkurt, 09:46
-
Rama: Ka korrupsion, por nuk krahasohet me atë që gjetëm! Teknologjia online, zgjidhja
26 Shkurt, 09:41
-
Vjedhja e zyrës së OSHEE-së në Tiranë, policia shpall në kërkim autorin! Hapi derën me kaçavidë, mori 2000 lekë
26 Shkurt, 09:40
-
Ekzekutimi i 'bosit të drogës' Behar Sofia, flasin familjarët: S'jemi kërcënuar! Doli të pinte kafe, s'tha se do takonte njeri! I 'zbërthehet' telefoni, 10 të shoqëruar
26 Shkurt, 09:11