TIRANË – Me një ndriçim të zbehtë nga hija e tokës, hëna e plotë e natës së sotme dhuroi një pamje të mrekullueshme për qytetarët që e kanë parë. Eklipsi i sotëm ishte pjesërisht i dukshëm në Shqipëri dhe zgjati prej orës 19:00 deri në orën 22:00 teksa Toka kaloi mes diellit dhe Hënës, hija e planetit tonë mund të shihej teksa zbehte ndriçimin e satelitit tonë natyror.
Në tre fotot e Shqiptarja.com mund të shihet fenomeni prej orës 19:00 kur nisi deri ne orën 21:00 kur fenomeni i quajtur “Eklips penumbral” arriti pikën kulmore teksa hija e Tokës mbuloi pjesën e sipërme të Hënës.
Eklipsi i Hënës do të përsëritet në vitin 2018 dhe do të mund të shikohet plotësisht në Shqipëri. Fenomeni në 2018 do të quhet “Hëna e përgjakur” pasi kur hëna mbulohet totalisht nga hija e tokës merr ngjyrën e kuqe për pak minuta, një spektakël astronomik i jashtzakonshëm që do të ndodh pas rreth dy vitesh.

('Eklipsi penumbral' mbi Tiranë në pikën kulmore rreth orës 21:00. Në pjesën e sipërme të hënës duket hija e Tokës)

('Eklipsi penumbral' mbi Tiranë në rreth orës 20:00)

('Eklipsi penumbral' mbi Tiranë në rreth orës 19:00 kur fenomeni nisi)
Redaksia Online
(A.Ç./Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com