TIRANË- Kjo është foto e fundit e Eglantina Bucit që Report Tv e siguron ekskluzivisht, kur ajo ishte 23 vjeç. Në vitin 2012 e reja u ekzekutua nga vëllai, Shkëlzeni dhe babai i saj Faik Buci sepse ajo nuk i pyeti per bashkëjetesën e saj me një djalë. Për të zbardhur këtë krim mbuluar nga heshtja ndër vite pa ditur asnjë gjurmë të saj nëse ishte gjallë apo vdekur, hetuesve shqiptarë u është dashur nga viti 2012 ta rihapin dy herë dosjen.

Asnjë kallëzim nga familjarët për humbjen e Eglantinës.Edhe sot në regjistrin e gjendjes civile apo atë të votuesve Eglantina e lindur në 14 tetor 1989, rezulton e gjallë. Nuk dihej ku ndodhej deri sa 5 vite pas krimit, në 2017-ën, në Policinë e Tiranës, erdhi informacioni i parë. “Shihni se Shkëlzeni me të atin kanë vrarë edhe Eglantinën” – Policia u vu ne lëvizje dhe e nisi nga babai i saj Faik Buci. Vëllai i saj, Shkëlzeni ishte arrestuar si person i dyshuar për tentativën e vrasjes së aktorit Mishel Prela pranë gjimnazit “Partizani” në Tiranë, paguar nga Ervin Zallumi.
Faik Buci duke fshehur krimin dha para policisë versionin se vajza e tij ishte punonjëse seksi në Turqi dhe ishte rrëmbyer nga një grup i rrezikshëm me të cilin policia nuk duhej të merrej.
Përballë këmbënguljes së oficerëve për ta hetuar çështjen, babai ka mohuar të bijën.

Shkëlzen , Eglantina dhe Faik Buci
Telefonata e parë për eshtrat në Malin me gropa është e hershme, nga një gjahtar që i pikasi ato, por analizimi i tyre deshi vite. Përgjatë dimrit të vitit 2017 agjentët e policisë së bashku me prokurorin Adriatik Cama shkuan në atë varr të hapur, por pa mundur të saktësojnë se kush ishte personi. Nga 2017-a deri në 2020-ën u desh që policia t’i drejtohet laboratorit në Kosovë për ekzaminimin e ADN-së ku rezultuan të njëjtat me atë të nënës së Eglantinës.
E më datë 2 shtator 2020 u rithirr në polici Faik Buci duke u pyetur nëse donte t’i varroste eshtrat e së bijës. Por me gjakftohtësi siç tregojnë burimet ai ka deklaruar se vetëm nëse mëson se kush e ka vrarë e nëse vërtetë është ajo, atëherë do të kryente një ceremoni.
Por kur policia i ka nxjerrë rezultatet e ADN-së që konfirmonin edhe dëmtimet me një armë zjarri në nofullën e majtë të skeletit të kokës së Eglantinës, ai ka heshtur duke thënë se për gjithçka dyshohet do të flasë në një moment të dytë.
Faik Buci është arrestuar me akuzën e vrasjes për rrethana familjare, moskallëzimit të krimit, zhdukjes së kufomës e armëmbajtjes pa leje. Në të njëjtën akuzë është edhe i biri i tij Shkëlzen Buci i cili po vuan një tjetër dënim me 13 vite burg dhe ndodhet në qeli, ndërsa pritet që ditën e hënë atyre t’u komunikohet në gjykatë masa shtesë.
-
Jo po ta kishin lene te behesh atobuz.......! Hyp zbrit cunat. Mjer ata te shkretet, qe shkaterruan jeten per nje femer imorale.
Përgjigju -
Valle,si e ka zene gjumi kete baba ate nate,se I vellai ishte kobure e shkrehur,por I ati si?!Po nena e ka ditur te verteten,apo edhe ate e kane mashtruar keta injorante fanatike te ardhur nga vendet arabe,se shqipetari I vertete nuk ben vrasje nderi kunder femrave ?
Përgjigju -
Denimi me vdekje jo e hakkk puhhh shtet leshi
Përgjigju -
Keta perbindesha si duhen askujt, duhen lidhur atje te mali me gropa qe ti hane ujqerit .
Përgjigju -
Ka mbroj nderin kanunin
Përgjigju -
Thjesht pa fjale! E tmerrshme!!!
Përgjigju -
Edhe kjo eshte nji arsye qe shqiptaret largohen nga vendi.Mentaliteti i shoqerise shqiptare te tmerron....
Përgjigju-
Qeke rrot k*** me patent. pse re rika i ka dal pronari ketyre femrave?Sillu mire do te thot bej si te thone ata? Te kujdesen gjithë jeten mos ti reshkase sapuni tani keta burrat me kanun.Edhe ti si ata perfundofsh
-
Te ka shku mendja per keq me duket. Sillu mire me familjen dhe ste gjen gje.
-
-
Injorance shqiptare. E gjithe familja u shkaterrua vetem per traditen e malsorit
Përgjigju-
Familja nuk u shkaterrua nga tradita e malesorit por nga iinjoranca e tyre dhe fryma e pandershkueshmerise ligjore e shoqerore , siç ka ndodhur dhe ne shume vende të tjera të Shqiperise
-












Komente
Komento