Gjendet një pjesë e skeletit të groposur te Mali me Gropa/ Zbardhet pas 8 viteve vrasja makabër! Kush është babai dhe vëllai, të cilët vranë vajzën se bashkëjetoi pa pëlqimin e tyre

TIRANË- Gjetja e një pjesë të skeletit të groposur në Malin me Gropa ka zbardhur një krim makabër brenda familjes, të ndodhur 8 vite më parë. Babë e bir, Faik dhe Shkëlzen Buci kanë vrarë vajzën e shtëpisë, pasi kjo e fundit kishte shkuar të bashkëjetonte me një djalë pa pëlqimin e familjes.

Pasi e kanë vrarë, trupin e pajetë të 23-vjeçares e kanë groposur në mal. Një pjesë e skeletit iu gjet në 2012, por asnjë e dhënë nuk u mësua për fatin e Eglantinës aso kohe, as për autorët dhe as për motivet e vrasjes.

Pas 8 viteve, është bërë i mundur arrestimi i babait, Faikut, ndërsa vëllai i është komunikuar masa e arrestit në burg, ku po vuan dënimin për një tjetër vrasje të mbetur në tetantivë në 2017, ndaj Mishel Prelës pranë gjimnazit "Partizani" në Tiranë. Në momentin e arrestimit, njofton uniformat blu, babai i është gjetur me vete dhe një thikë.

1599244976_buci.jpg

Faik Buci sot te Drejtoria e Policisë së Tiranës

Njoftimi i policisë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “HESHTJA”, për zbardhjen e një vrasjeje të ndodhur në vitin 2012. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Instituti i Policisë Shkencore, Agjencia e Kosovës për Forenzikë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nga Seksioni i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Sektorin e Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është bërë i mundur dokumentimi dhe zbardhja e një vrasjeje të ndodhur në vitin 2012, në vendin e qujtur “Mali me Gropa”, Tiranë. Vihet në pranga njëri prej autorëve, ndërsa autorit tjetër i është komunikuar masa në IEVP ku vuan dënimin.

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura më parë, pas një pune hetimore dhe procedurale të mirorganizuar dhe të pandërprerë, nga Sektori i Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Institutin e Policisë Shkencore Tiranë, Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit policor të koduar “HESHTJA". Në kuadër të hetimeve u bë e mundur gjetja e disa pjesëve të një skeleti (eshtra) të një kufome të paidentifikuar të gjetur në datë 14.09.2012, në vendin e quajtur ”Mali me Gropa”, Tiranë.

Pas një pune hetimore të pandërprerë që prej vitit 2017, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë rifilluar hetimet në lidhje me këtë çështje dhe mbi veprimet hetimore dhe procedurale, është bërë i mundur identifikimi shkencor eshtrave, të cilat i përkasin shtetases Eglantina Buci, 31 vjeçe, lindur në Dibër dhe banuese në Babrru, Tiranë. Nga grupi hetimor i ngritur posaçërisht për këtë çështje, u bë zbardhja dhe dokumentimi i plotë ligjor me prova shkencore i kësaj ngjarjeje.

Në datën 04.09.2020, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masat e sigurisë “Arrest në burg” për autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, konkretisht shtetasit:
F. B., 66 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Babrru, Tiranë;
Sh. B., 37 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Babrru, Tiranë.

Shtetasit F. B. dhe Sh.B., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë më armë zjarri pistoletë shtetasen E. B. dhe më pas e kanë fshehur (groposur) kufomën, në Malin me Gropa, Tiranë. Motivi i vrasjes së bërë nga babi dhe vëllai i saj është pasi shtetasja E. B. është larguar nga banesa për të bashkëjetuar me një shtetas tjetër, pa dëshirën e personave të lartëpërmendur F.B dhe Sh.B (familjarë të saj).

Theksojmë se shtetasit Sh. B. iu komunikua masa e sigurisë në ambientet e IEVP-së ku vuan dënimin, pasi është arrestuar më parë po nga Sektori Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për një ngjarje tjetër, për “Vrasje me paramendim” të ngelur në tentativë, të ndodhur në Tiranë, në vitin 2017. Ky shtetas aktualisht është duke vuajtur dënimin me 13 vite burgim. Ndërsa pas daljes së masës së sigurisë për shtetasin F. B., Sektori i Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas marrjes së informacioneve të shpejta në rrugë operative nga ana e specialistëve dhe ndihmësspecialistëve bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në momentin e kapjes këtij shtetasi i është gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë thikë.

Në kuadër të operacionit Policia e Shtetit falënderon Agjencinë e Kosovës për Forezikë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë në lidhje me identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë ligjore të kësaj çështjeje. Materialet në ngarkim të shtetasve F. B. dhe Sh. B. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për veprat penale ”Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, ”Mbajtja pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” dhe ”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” .

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:53
Nuk pranuan bashkëjetesën e saj/Kush janë babë e bir që vranë vajzën e shtëpisë

Shkëlzen dhe Faik Buci

Report Tv siguron foton e Faik Buci, i ati dhe Shkëlzen Buci , i vëllai, që vranë vajzën e shtëpisë, pasi nuk pranuan bashkëjetesën e saj me një djalë. Kjo bashkëjetesë ishte kryer pa pëlqimin e familjes së vajzës dhe për këtë arsye ata e vrarë Eglantinën, vetëm 23 vjeç, në zonën e Malit me Gropa.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ryka: 05/09/2020 05:06

    Nuk ka fjalē pēr koment kur një kafshe e egēr ose e bute e çfar do lloi bëhet copash për të mbrojtur femijē e vet, kurse këta vrasin vajzēn - motrēn e bejnē copa copa e zhdukin dhe e ofendojnē vajzen e shkrete se eshte shdukur dhe për 8 vite jetojnē tē qetē. Bravo i qoftë org kompetente mbase pak me vonese por kanë zbuluar një krim makabēr si nga baba dhe vellai nje super kriminel Mendimi im personal eshte tē denohen me vdekje dhe te ekzekutohen tek mali me gropa aty kane groposur vajzen e shkretë.

    Përgjigju
  • Iris: 05/09/2020 00:29

    Dibra dhe Peshkopia kane plot njerez te mire ,por me kete vrasje nderi keta te dy jane sjelle sikur jane nga vendet muslymane ku familje injorantesh vendosin per fatin e femrave.Nuk e di ndoshta djaloshi mund te kete qene ndonje mascara,por kjo nuk e justifikon vrasjen.

    Përgjigju
    • Dik: 05/09/2020 16:56

      Pse muslimanët bëjnë krime të tilla? Po krimi është pa atdhe dhe pa fe.

  • Njeri: 04/09/2020 19:49

    Nuk jam per denimin me vdekje,se nuk sjell gje te dobishme,por edhe me mbajt me buke keta tipa s me pelqen fare... N miniere me zinxhir n qafe derisa te mbajne..

    Përgjigju
    • Dik: 05/09/2020 18:47

      Një i burgosur konsumon 500$ në muaj ose 6000 $ në vit. Llogariteni vetë

  • Tironc i vjeter: 04/09/2020 19:11

    Peshkopi+ diber = babrru. Mere me men se çar llogjike mund te ken kta skorrje. E vut ne ven nerin tashi? Rrini kalbuni aty mrena se dhe per aty nuk e keni hak.

    Përgjigju
  • Nuk duhen paragjyku: 04/09/2020 18:38

    E rend esht i iki vajza nga shpia , apo disa qe shkojn sa me nji sa me nje tjeter .

    Përgjigju
    • FUCK ISLAM: 05/09/2020 10:40

      Islamistet Tru Shperlare Nuk Paragjykojne ,Por Gjykojne , I vrasin femrat me GURE ,i THERIN , I VRASIN FOSHNJEN ,Skan Meshire Keta Plehra Te Prapambetur ,E Duan BOTEN TA SHOHIN ME NGJYRE TE ZEZE ERRET SKETERR ai eshte parimi primar i tyre , PLEHRA

    • Eri: 05/09/2020 08:51

      Ju maloket nuk keni per tu bere njehere njerez

    • TURP: 04/09/2020 22:35

      E rende??? Dhe kjo justifikon vrasjen?? Cfare lloj specie-kafshe jeni ju? Nje 23-vjeçare eshte adulte , dhe ka te drejte vendimmarrje , dhe nuk nderhyn dot. Dhe aq me teper te justifikosh vrasjen makabre te pjelles tende. Po derisa ka njerez qe mendojne si ju , keto gjera do jene krejt normale....

    • Soj: 04/09/2020 19:20

      Ngaqe ka kafshe si ty, ndaj s'behet ky vend. Idiot i dreqit. S'u dashkan paragjykuar, thote. Po mire, po i prapagjykojme.

    • Tironc i vjeter: 04/09/2020 19:13

      Ke ahum te drejt. Po pate nai goc dhe ti mer shembull nga kta o gjytyrym.

    • Biku: 04/09/2020 18:49

      Ti qeke k*** koke e kembe, keta duhen rjep te gjalle jo paragjykuar o hale

  • Enveri psikolog i madh: 04/09/2020 18:07

    E vut nderin ne vend tani,bravo ju qoftë, jeni ne rregull me njerezit, se ne Shqipëri ajo ka rëndësi, paragjyki që te ben fshati,s'karendesi fare jeta e fëmijëve tanë...a moj mortje ku je futur thuaj..

    Përgjigju
  • Arbëri: 04/09/2020 17:22

    Ju lumt juve policis !

    Përgjigju
  • polici: 04/09/2020 17:21

    ja shpellaret te zbritur nga shpellat ne qytet po shpellare mbeten.nuk i them kafshe se ata pjellen e tyre nuk e vrasin.futini nji gjilpere e mbaron puna se nuk i duhen as dreqit ata mostra

    Përgjigju
    • tony: 05/09/2020 06:05

      No koment të denohen me vdekje dhe te ekzekutohen tek mali me gropa.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 'Boxing day' me dhurata në Premier League, ndalet të mëdhatë! Humbasin Chelsea dhe United, Liverpooli shkëputet në krye

GOLAT/ 'Boxing day' me dhurata në Premier League, ndalet të mëdhatë! Humbasin Chelsea dhe United, Liverpooli shkëputet në krye