Trupin e gjetën zagarët e gjahtarit, babë e bir thanë në polici se vajza iku pa lejë nga shtëpia mund të jetë trafikuar

Trupin e gjetën zagarët e gjahtarit, babë e bir thanë në polici se vajza iku pa lejë nga shtëpia mund të jetë trafikuar

Faik Buci sot te Drejtoria e Policisë së Tiranës

TIRANË- Vajza 23 vjeçare Eglantina Buci, ishte raportuar nga babai i saj Faik Buci, si viktimë e trafikut të femrave dhe se sipas babait dhe vëllait, ajo ndodhej në Itali. Ky ka qenë versioni që kanë dhënë në polici Faik dhe Shkëlzen Buci, teksa janë thirrur për të dhënë shpjegime lidhur me zhdukjen pa gjurmë të vajzës dhe mostrës së tyre, Eglantina Buci.

E reja nga Peshkopia ishte transferuar së bashku me familjen, dy vëllezërit dhe dy prindërit në Babrru të Tiranës. Por koha kishte kaluar dhe vajza 23-vjeçare kishte krijuar një raport intim me një djalë, i cili banonte tek zona e “Freskut” në kryeqytet. Sipas burimeve të policisë dhe prokurorisë së Tiranës, 23-vjeçaria Eglantina Buci, është larguar nga banesa pa miratimin e familjes së saj, duke qëndruar për një periudhë kohe në bashkëjetesë me djalin që dashuronte. Por siç mësohet nga policia, herë pas here babai dhe vëllai, i kanë kërkuar të kthehet në banesë, por vajza ka refuzuar.

Eglantina Buci, mësohet të jetë rrëmbyer në zonën e “Freskut” nga Shkëlzen Buci dhe Faik Buci, duke e futur në një makinë. Pikërisht këtu, mësohet se ka qënë Shkëlzen Buci, ai që ka qëlluar me pistoletë motrën, duke e vrarë në vend. Babë e bir janë ndodhur në një situatë të paprecedentë dhe të dy së bashku kanë vendosur që ta zhdukin trupin e pajetë, duke e transportuar në drejtim të Malit me Gropa në periferi të Tiranës, ku dhe e kanë mbuluar me gurë. Nuk dihet me saktësi se sa kohë ka qëndruar trupi i pajetë i vajzës 23-vjeçare, por ai ishte zbuluar nga egërsirat. Policia e Tiranës në vitin 2012 është vënë në dijeni për ekzistencën e një skeleti femre në këtë zonë, vetëm pas telefonatës të kryer nga një gjahtar i zonës, i cili konstatoi trupin e pajetë, për shkak se zagarët e tij nuhatën kufomën. Policia në atë periudhë nisi hetimet, por pa rezultat për shkak se trupi ishte i pa identifikueshëm.

Ndërkohë për zhdukjen pa gjurmë të vajzës, në policinë e Tiranës në atë periudhë ka depozituar kallëzim penal nëna e saj, Lirije Buci, e cila i tha policisë se prej disa muajsh vajza ishte larguar nga banesa dhe nuk kishte asnjë kontakt me të. Në atë periudhë, u morën deklarime Faik Bucit dhe Shkëlzen Bucit, por babë e bir kanë mbajtur një skenar në dëshminë e tyre, duke hedhur dyshime të forta se vajza mund të ishte trafikuar si prostitutë në Itali.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Studio Live/ Merkoçi: Berishën e manipulojnë, nuk i hiqet ‘non grata’! Demalia: PD pjellë e komunizmit, ka falimentuar!

Studio Live/ Merkoçi: Berishën e manipulojnë, nuk i hiqet ‘non grata’! Demalia: PD pjellë e komunizmit, ka falimentuar!