Rreth gjashtë javë më parë Jelena ka postuar në Instagramin e saj foto të realizuara për revistën "Story", ku shfaqej e mbuluar me bizhuteri. Këngëtarja serbe shkroi të gjitha detajet nën foto, përfshirë këtu edhe vendin ku kishte blerë copëzën 'gjigande' të bizhuterisë.
Enca mesa duket e ka pëlqyer shumë atë detaj dhe ka kontaktuar stilisten e aksesorit, duke siguruar një të ngjashme edhe për klipin e vet. Sidoqoftë bizhuteri të tilla vijnë veçmas, pra një për kokën, një për shpatullat, një varëse dhe rastësisht kombinimi i Encës duket identik me atë të Jelenës, të dyja të porositura në një punishte në Serbi.
Rastësi?!
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)