FOTO/Fanellat e bardha i sjellin
fat Shqipërisë kundër Izraelit

FOTO/Fanellat e bardha i sjellin<br />fat Shqipërisë kundër Izraelit
Fanellat e bardha i sjellin fat Shqipërisë, pasi fituan 0:3 në transfertën ndaj Izraelit. 

Kombëtarja shqiptare luajti këtë mbrëmje ndeshjen ndaj Izraelit në Haifa, me uniformat e reja, pak ditë pas prezantimit nga Macron. 

Fanella e bardhë është uniforma e dytë e ekipit kur udhëton jashtë. ​
fanellat
(Fanellat e bardha të kombëtares)

Në tre takimet e para që pas zyrtarizimit të firmës me Macron, Shqipëria ka luajtur me uniformën kuqezi dhe të tre sfidat janë humbur. 

Shqipëria ka humbur ndeshjet e fundit si ato eliminatore dhe miqësoret. E fundit ndaj modestëve të Luksemburgut një javë më parë me rezultatin 2:1.

Ndërsa në Izrael, kuqezinjtë treguan anën e tyre më të mirë, duke shënuar kthesën dhe njëherazi hakmarrë për humbjen e thellë  3:0 në nëntor të 2016-ës në "Elbasan Arena". 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet