FOTO/Fino debat me Dukën në
kafe: Si mund të më lësh në fund?

FOTO/Fino debat me Dukën në<br />kafe: Si mund të më lësh në fund?<br>
Pas shtrëngimit të duarve në Asamblenë zgjedhore të FSHF-së, Bashkim Fino dhe Armand Duka kanë konsumuar një kafe së bashku të shoqëruar nga avokati Artran Hajdari dhe ish-deputeti i PS, Koço Kokëdhima. 

Mësohet se ka pasur një debat me tone të ashpëra dhe Bashkim Fino i ka kërkuar Dukës llogari për njëanshëri në Asamble. Kjo pasi, Fino ka shprehur pakënaqësi ndaj protokollit të FSHF i cili nuk i kishte vendosur të tre kandidatët të ulur pranë njëri-tjetrit, Kjo ka bërë që Bashkim Fino të ulet në fund të sallës. 

fino duka ne kafe
fino duka ne kafe
(Fino dhe Duka bashkë në kafe gjatë pauzës së Asamblesë së FSHF)

“Si mund të më lësh mua në fund të sallës?! Çfarë jë ti që mendon se mund t’i trajtosh njerëzit kështu? Ku ka moral kjo pune?", mësohet t'i jetë drejtuar Fino presidentit në detyrë të FSHF-së Armand Duka. Më herët ishte pikërisht ky i fundit që thumboi Finon duke iu drejtuar që të mos rrinte aq larg në Asamble, por Fino iu përgjigj se ishte ai fajtor. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!