FOTO/ Futbolli në mjerim, Armando Duka me makinë 200 mijë dollarë me targa të personalizuara

FOTO/ Futbolli në mjerim, Armando Duka me makinë 200 mijë dollarë me targa të personalizuara

Automjeti i Armando Dukës

20 vitet në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit që synon ta shtojë edhe me katër vite të tjera duke manipuluar garën, e kanë kthyer Armando Dukën në një president që e ka kthyer këtë institucion në një vend luksoz për rehatinë e tij.

Para disa vitesh presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin gjatë një inspektimi të zyrave të reja të FSHF-së u trondit nga luksi i tepërt i zyrave.

Megjithatë, pavarsisht kritikave dhe mjerimit që ndodhet sot futbolli shqiptar, Armando Duka nuk e ka ndalur së shtuari luksin për rehatinë e tij.

Ajo që ka rënë në sy së fundmi është paraqitja e tij në zyra me makinën e tij të shtrenjtë që arrin shifrën e majme tek 200 mijë dollarët, për të cilën ka menduar që t’i ndryshojë edhe targën.

Ai ka vendosur që targën e makinës së tij të shtrenjtë ta personalizojë me inicialet e emrit  dhe mbiemrit të tij, duke ngjarë si ata adoleshentët që kanë makina luksoze dhe kërkojnë të bien në sy.

Kjo tregon se për çfarë mendon më shumë Armando Duka dhe për çfarë kërkon që ai ta mbajë peng ende institucionin e FSHF-së për të shtuar luksin, ndërkohë që futbolli shqiptar ndodhet në gjëndje të mjerueshme pa fusha stërviore, pa baza materiale, dhe pa të ardhme/ TemA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leli: 04/02/2022 11:14

    U kthyen luftat e klasave

    Përgjigju
  • Iris: 12/01/2022 02:08

    Ky duhet shkulur me force si Sala,por besoj kur te largohet ka per t'i vjedhur te gjitha lukset e zyrave te FSHF,sepse do te thote qe i rregullova dhe i pajisa me shpenzimet personale.

    Përgjigju
  • TRALALA KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 11/01/2022 16:08

    Shikoni o Shqiptar në çfar shteti jetojm Armando Duka e ka kthyer Federatën Shqiptare në çifligun e tij. Ku ndodh tjetër në Bot kjo histori. Në asnjë vënd të Botës ljo ndodh vetëm në Albanistan. Mjer ky komb çe ka gjet me kshu lloi monstrash si Armando Padrone Duka. Ky është mëshirimi i së keqes. Mjer mjer mjer ky popull sa i mallkuar paska qen.

    Përgjigju
  • beni: 11/01/2022 14:58

    po armamnto eshte biznesmen miore, do e mbaje se ja mban xhepi

    Përgjigju
  • Nest VITO: 11/01/2022 14:55

    Po normale ky derr e ka len futbollin tone ne kete gjendje.Vetem po vdiq iken nga FSHF ky intriganti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë