Të jesh në një lidhje me Getoar Selimin çdo ditë të duket si muaj mjalti, e kush më mirë se Marina Vjollca mund ta vërtetojë këtë. Moderatorja e emisionit "Proçesi Sportiv" ka hequr gërshetat alla 'xhamajkane' duke u shndërruar në një zonjushë të vërtetë për fundjavën romantike që po kalon krah reperit në Paris.
Lidhja e dy të rinjve është përfolur për muaj të tërë në media dhe vetëm tani, të dy kanë vendosur të dalin hapur.
Ghetto Geasy ka publikuar një foto në Instagramin e tij, ku shfaqet pranë Marinës me kullën 'Eiffel' në sfond, ndërsa i ka kushtuar një mesazh dashurie: "Asgjë nuk shkëlqen më shumë se ty mbretëresha ime", ka shkruar reperi duke konfirmuar njëherë e mirë thashethemet.
Pra siç mund të kuptohet, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë lumturisht të lidhur!

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com