Ish-kryeprokurorja Ina Rama e cila prej një kohe relativisht të gjatë ka qenë jashtë sistemit të drejtësisë, do të jetë një nga njerëzit që do zbatojnë ligjin e Vettingut. Ajo ka marrë pjesë sot në konferencën për 20-vjetorin e themelimit të Shkollës së Magjistraturës. 

Ky detaj nuk u ka shpëtuar gazetarëve të kronikës së zezë, të cilët i kanë kërkuar një foto ish-numrit një të akuzës në Shqipëri, e cila siç duket edhe nga kjo foto, e ka pranuar me kënaqësi. Ina Rama njihet për raportet e saj korrekte dhe serioze me njerëzit e medias dhe jo pa qëllim gazetarët nuk hezitojnë të tregojnë respekt për të. 
ina rama
(Në foto gazetarët e kronikës dhe ish-kryeprokurorja Ina Rama)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com