Një moment emocionues ka qenë ai në Drejtorinë e zjarrfikësve në Tiranë ditën e djeshme. Zjarrfikësit, Zeni Lamuça, heroi që shpëtoi dy vajzat e vogla në pallatin që mori flakë në “Astir” pak ditë më parë, u vizitua nga vogëlushet që shpëtoi dhe babi i tyre.
Vetë Lamuçës ju desh të ngjitej dy herë në katin e shtatë me shkallët e zjarrfikëses për të shpëtuar dy vajzat e vogla të familjes Nanaj. Ato ishin bllokuar nga tymi dhe në pamundësi për të dalë nga shkallët e brendshme, u evakuuan me zjarrfikëse.
“Ky është zjarrfikësi Zeni Lamuca, heroi i gocave të mia”, shkruan Nanaj, pasi ka gjetur efektivin e Shërbimit Zjarrfikës dhe ka shkuar bashkë me dy vogëlushet ta falënderonin për ndihmën.
-
Eh te kishim me shu te till. Tamam hero. Hallall dhe suksese ne pun dhe familje
Përgjigju -
Me ne fund nje lajm qe te ngrohe shpirtin.
Përgjigju -
Epo, ka njerëz të mir plot Shqipëria. Të lumt o njeri i mir, ke shpëtuar dy enjgjëj.
Përgjigju








Komente
Komento