Siç mund ta dalloni edhe në foto banesa, e cila është e pabanuar, që ngjan më tepër me një kasolle ndodhet mu në mes të rrugës së re.
Refuzimi kategorik i pronarit vazhdon të bllokojë punën për përfundimin e rrugës dhe banorët janë të detyruar të devijojnë me makinë përreth shtëpisë të shkatërruara.
Por kjo në Kinë nuk është e vetmja shtëpi që shkakton këtë lloj problemi, madje u kanë vendosur edhe emërtimin “shtëpi gozhdë”. Sepse ngelen në mes të kantiereve të ndërtimit ashtu si një gozhdë në dru të cilat nuk mund të hiqen lehtësisht. Ligji kinez shprehet se është e jashtëligjshme të prishet një banesë nëse më parë nuk është arritur në marrëveshje mes palëve. Arsyet se pse pronarët e këtyre banesave refuzojnë është shpërblimi jo i duhur.
(Në foto banesa në mes të rrugës Foto të tjera)
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)